Një femër arrin të shesë 10 Bugatti Veyron brenda 1 viti

Ajo cilësohet si shitësja më e mirë e makinave në botë pasi ka arritur të shesë për një vit nëntë makina Bugatti Veyron me një vlerë prej mbi 10 milionsterlina.

Shumica e shitësve të makinave do të ishin shumë të gëzuar nëse do të shisnin tremakina gjatë një viti por Anita Kriszan ka arritur që të shesë nëntë copë gjatë vitit të kaluar ndërsa është në negociata për shitjen e një Bugatti për 1.7 milion sterlina.

E lindur në Hungari, Kriszan punon për kompaninë Jack Barclay në Londër. Ajo udhëton shpesh në vende të ndryshme për të gjetur blerës për këto makina të shtrenjta ndërsa pohon se blerësit janë kryesisht nga Rusia dhe Lindja e Mesme. 

Edhe pse ajo reklamon disa nga markat më të bukura në botë, ajo shprehet se ka në përdorim një Golf.

Lajme të ngjashme

Back to top button