MPB dhe FFM dënojnë fyerjet në baza etnike por nuk kanë çka të bëjnë!

“Na vjen keq, i dënojmë aktet e tilla të fyerjeve në baza nacionale, kjo ngelet në ndërgjegje të atyre që i bëjnë këto veprime”, vlersojnë nga FFM-ja lidhur me fyerjet në baza etnike që u dëgjuan mbrëmë në stadiumin Filipi II në Shkup ku Maqedonia u përball me Danimarkën në miqësoren para eliminatorëve për kupën e botës.

“Ne bashkë me FIFA-n dhe UEFA-n tash jemi pranë fillimit të realizimit të projektit ‘100% futboll’, nuk kemi çka të bëjmë konkretisht tjetër, fyerjet në baza etnike nuk i ndikojnë mirë as Ibraimit as Pandevit” thonë nga FFM.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski thotë se nuk është në dijeni për këtë rast, por si zakonisht MPB-ja i dënon aktet e tilla dhe nëse identifikohen personat e kyçur direkt në këto ngjarje ndaj tyre do të mirren masa sipas rregullores.

Fyerjet në baza etnike ndaj shqiptarëve në ndeshjet e kombëtares së Maqedonisë tashmë janë bërë një fenomen i zakonshëm ndaj të cilit asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button