RMV, marrja e dokumenteve në formë digjitale nga qytetarët jashtë vendit, shqyrtohet mundësia

Digjitalizimi i shërbimeve për marrjen e dokumenteve nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden jashtë vendit, u shqyrtua sot si mundësi nga autoritetet shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Janë shqyrtuar mundësitë e formimit të konsullatës digjitale, gjegjësisht elektronike, përmes së cilës qytetarët tanë që gjenden jashtë kufijve të RMV-së nuk do të kenë nevojë të aplikojnë për dokumente në ambasadat dhe përfaqësitë konsullore diplomatike në vendet ku qëndrojnë, por dokumentet e njëjta do t’i marrin në rrugë digjitale”, raportojnë nga Ministria e puënve të brendshme (MPB).

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovki, për Konsullatën Digjitale zhvilloi takim me ministrin Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri, dhe drejtorin për udhëheqjen e librave amë, Bujar Dardhishtën. Raportohet që ministrat janë pajtuar për angazhim maksimal për realizimin e kësaj nisme.

“Ministri Osmani theksoi që ideja është të digjitalizohet gjithë procesi, ndërsa tani është nisur pasi po aktivizohet digjitalizimi i dy proceseve, identifikimi përmes master kartës dhe regjistri elektronik”, raportojnë nga MPB-ja, duke u shqyrtuar shembujt nga Sllovenia, Shqipëria dhe Rumania.

Ndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar me ministrin Jeton Shaqiri dhe Fatmir Besimi, kanë zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e “Masterkard”, duke raportuar që shërbimi i parë për identifikim elektronik të qytetarëve do të jetë i gatshëm në fund të muajit prill, ashtu që shërbimet që qytetarët tash duhet patjetër identitetin ta konfirmojnë me prezencë fizike, atë do të mund ta bëjnë përmes kompjuterit, laptopit ose telefonit mobil.

Hulumtimin e Portalb.mk për digjitalizimin e shërbimeve mund ta lexoni në katër pjesët e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button