RMV, sivjet qytetarët kanë marrë 10.5% më pak kredi për vetura, ndërsa 13% më shumë për banesa

Në Maqedoninë e Veriut në nivel vjetor qytetarët kanë marrë më shumë kredi banesore për 13%, ndërsa për 10.5% më pak kredi për automjete, transmeton Portalb.mk.

“Në janar, depozitat e përgjithshme janë zvogëluar për 0.5%, që shpjegohet nga rënia e depozitave në sektorin e korporatave. Në nivel vjetor, depozitat e përgjithshme janë rritur për 6.3%”, raportojnë nga Banka Popullore.

Në pjesën e depozitave të amvisërisë, në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 4.7%, ndërsa kreditë kanë shënuar rritje për 7.4%.

“Kreditë e përgjithshme në janar të vitit 2021, janë zvogëluar për 0.1%, si rezultat i zvogëlimit të kredive në sektorin e korporatave, derisa kreditë e amvisërisë nuk kanë shënuar ndryshim në nivel muaji. Në nivel vjetor, kredia e përgjithshme u rrit për 4.6%, ku ndikoi rritja e sektori të amvisërisë”, njoftojnë nga Banka popullore.

Kredit që janë marrë në janar, më së shumti kanë qenë kredi konsumatore, kredi banesore dhe karta krediti.

Në muajin janar, depozitat e përgjithshme në vend arrijnë 432 miliardë denarë, prej të cilave 119.5 në sektorin e korporatave, derisa në amvisëri mbi 285. Gjatë këtij muaji në Maqedoninë e Veriut ka pasur 356 miliardë denarë kredi, prej të cilave 169.4 janë në sektorin e korporatave, ndërsa 185.8 në amvisëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button