RMV, Inspektorati do të mbikëqyrë riparimin e deponisë Rusino që do të fillojë në mars

Nga muaji i ardhshëm do të fillojë sanim i deponisë Rusino, ndërsа masat intervenuese për kontroll të ujërave të kulluara nga deponia dhe përmirësimet organizative të pranimit dhe mënjanimit të mbeturinave do të monitorohen nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor. Kjo është përcaktuar në takimin koordinues të iniciuar nga Inspektorati për mjedis jetësor me Qendrën për zhvillim të rajonit të planit të Pollogut, komunën dhe Ndërmarrjen publike komunale në Gostivar si dhe Ndërmarrjen rajonale për menaxhim me mbeturina të formuar nga të gjitha komunat në Rajonin e Pollogut, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Para se të fillojnë punimet, Inspektorati do të shqyrtojë dokumentacionin e projektit dhe planin për dinamikë për realizimin e aktiviteteve, që në mënyrë përkatëse të planifikohen monitorimet e rregullta dhe të çrregullta. Përveç kësaj, do të ketë edhe aksion të koordinuar të inspektorëve shtetëror dhe lokal për krijim të hartës së plehërishtave, e më pas kryetarët e komunave në rajonin e Pollogut do të pranojnë njoftim nga Inspektorati për të organizuar pastrim në pajtim me ligjin”, thonë nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor.

Nga IShMJ theksojnë që në mënyrë konstante do të ketë komunikim edhe me përfaqësues të nismës “Stop Rusino” për bashkëpunim dhe shkëmbim të informative me qytetarët rreth mënyrës dhe rezultatet nga zbatimi i mbikëqyrjes.

Ministri për mjedis jetësor, Naser Nuredini në dhjetor të vitit të kaluar paralajmëroi se Qendra për zhvillim të Rajonit të planit të Pollogut i ka angazhuar realizuesit e “Pellagonia” dhe Ndërmarrjen publike komunale “Komunalec” nga Gostivari të cilët duhet të ndërtojnë sistem për kullim, me argjinaturë që do të parandalojë derdhjen e ujërave atmosferike në mbeturinat e deponuara, kanal, rezervar dhe pompë që do t’i kthejë ujërat e kulluara në deponinë ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button