Medvedev dhe Gjokoviç do të garojnë për titullin e “Australian Open 2021”

Tenisti rus Daniil Medvedev do të përballet me tenistin serb Novak Gjokoviç në finalen e “Australian Open 2021”, e cila do të zhvillohet të dielën, më 21 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tenisti i katërt në botë, Medvedev triumfoi ndaj kundërshtarit të tij grek, tenistit të gjashtë në botë, Stefanos Tsitsipas, në sete 6:4, 6:2, 7:5 në ndeshjen gjysmëfinale për të kaluar në fazën finale.

Kjo do të jetë finalja e parë në Australian Open e tenistit 25-vjeçar Medvedev.

Ai arriti në finale të US Open në vitin 2019, por humbi ndeshjen nga superylli spanjoll Rafael Nadal.

Mbrojtësi i titullit të kampionit, Gjokoviç do të luajë të dielën finalen e tij të nëntë të Australian Open.

Tenisti më i mirë, 33-vjeçari Gjokoviç, është kampion i tetëfishtë në Australian Open, i cili arriti të fitojë titullin e madh në Melbourne në vitet 2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019 dhe 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button