Zaev: Dëgjuam zërin e popullit, këtë pranverë do të rrënohet ndërtimi pa leje në Sheshin Maqedonia

Këtë pranverë do të rrënohet ndërtimi pa leje që duhet të ishte përmendore e Nënë Terezës dhe i cili e bllokon hyrjen e Sheshit Maqedonia, të cilin filloi ta ndërtonte ish kryeministri, Nikolla Gruevski para 8 viteve, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Në pyetjen se pse LSDM katër vite lejon që në mes të qendrës së Shkupit të qëndron një ndërtim pa leje prej betoni prej 32 metrash, për të cilin arkitektët, urbanistët dhe qytetarët kërkojnë që të rrënohet për shkak se ka shkelur Kushtetutën dhe një sërë ligjesh. Zaev u përgjigj se, e ka të qartë se cila është kërkesa e qytetarëve, ka dëgjuar zërin e opinionit dhe beson se këtë pranverë përmendorja nuk do të jetë dhe qasja drejt sheshit do të lirohet, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Pavarësisht të dëshirave të Qeverisë, kryeministri dhe funksionarëve të tjerë çka mund të bëni me diçka për të cilën janë harxhuar para të popullit dhe ka ardhur në gjendje në të cilën duhet të vendosni nëse do ta largoni apo do ta vazhdoni, duhet të keni kujdes edhe në aspektet juridike. Pas dëgjimit të zërit të qytetarëve vendimi është i qartë edhe te ne si Qeveri edhe te Qyteti i Shkupit, ky objekt duhet të largohet që të mund qyteti të marrë frymë. Por, duhet të presim të përfundojnë aspektet juridike sepse nuk mundet duke dëgjuar zërin e popullit menjëherë të veproni. Unë besoj se këtë pranverë do të kemi zgjidhje juridike që të mundemi ta largojmë këtë objekt”, tha Zaev i cili sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Qytetit të Shkupi për rikonstrumin e bregut “13 nëntor”.

Përmendorja e Nënë Terezës u paralajmërua si donacion i kompanisë “Sahara India”, në pronësi të biznesmenit kontrovers indian Subrata Roj. Ai së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski, në janar të vitit 2012 e paralajmëruan projektin, duke hapur pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në Sheshin Maqedonia, në vendin ku do të ndërtohet përmendorja. Pasi Roj u arrestua pasi nuk u kishte paguar dëmshpërblim investitorëve të mashtruar në Indi, Qeveria e Gruevski përmes Ministrisë së Kulturës dhe ministres së atëhershme, Elizabeta Kanceska – Milevska, e ndërmori projektin. Fillimi zyrtar i punimeve ndërtimore ishte në tetor 2015, ndërsa vlera e marrëveshjes për ndërtimin e saj është 5,5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button