Filloi rikonstruksioni i bregut të lumit Vardar “13 nëntori”

Bregu “13 nëntori” i lumit Vardara do të rikonstruohet nga ura “Liria” te “Holiday Inn” deri tek Ura e Gurit, nëpërmjet një projekti në vlerë prej 88,6 milionë denarë me përfshirjen e TVSH-së. Rregullimi i sipërfaqes prej rreth 12.500 metra katrorë është parashikuar të përfundojë për katër muaj, përkatësisht para fillimit të sezonit veror, kanë njoftuar në konferencën e sotme për media me rastin e fillimit të aktiviteteve punuese, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryeministri, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Rikonstruimi i kejit Vardar

Rregullimi përfshin asfaltim tërësisht të ri, rrugicë për persona me invaliditet, nivel të lartë të gjelbërimit, vendosjen e ulëseve, ulëse të mençura, shporta për mbeturina, reflektorë për ndripim dhe shtylla të reja bekatone dhe elektrike, për shkak të realizimit për ndalesë të parkimit dhe lëvizjes në bregun “13 nëntori”, paralajmëroi Shilegov i cili tha se me këtë lirohet më shumë vend për biçikleta dhe këmbësorë, përmes ndalimit të mundësisë për parkim ilegal në këtë hapësirë dhe kufizim serioz i lëvizjes së automjeteve, duke pasur parasysh se Qyteti i Shkupit ka obligim ndaj Telekom.

Ai tha se, këtë rrugë do të mund ta përdorin numër i kufizuar i automjeteve, në intervale kohore prej 8 deri në 9 dhe prej 14 deri në 17.

Në lidhje me terasat që do t’i shfrytëzojnë objektet hotelierike, Shilegov sqaroi se ato do të jenë të unifikuara dhe të vendosura në mënyrë që do të mundësojë të vijë në shprehje rendi i dyfishtë i pemëve nga drutë shumëvjeçar.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, ky projekt për bregun e Vardarit do t’i jep Shkupit simbolikën që e ka çdo qytet më i madh evropian që është përreth lumit.

“Ajo çka na ka mësuar pandemia është se sa janë të rëndësishme hapësirat e lira publike të bekuara me gjelbërim që të mundësohet lëvizje e lirë e njerëzve në mjediset e shëndosha jetësore. Për mua dhe për Qeverinë është e rëndësishme ajo që do të çlirojmë edhe një pjesë të hapësirave publike të cilat u okupuan nga “Shkupi 2014”, veçanërisht në kejin e Vardarit dhe që do të çlirohet hyrja nga pjesa veriore e Qendrës Tregtare të Qytetit, njëra nga simbolet më të njohura të qytetit të Shkupit”, tha Zaev.

Ai shtoi se, kej i rregulluar në mënyrë moderne, do të rris frekuentimin e vizitorëve dhe do të nxis lëvizjen e turistëve rreth kejit, ndërsa kjo do të thotë edhe më shumë mysafir në objektet hotelierike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button