Një 24-vjeçar nga Tetova me BMW ka vozitur me 300 kilometra në orë: 400 euro gjobë dhe marrje të lejes deri në një vjet

Zyrtarët policor të Stacionit Policor të Tetovës për Siguri të Komunikacionit Rrugor kanë zbuluar dhe sanksionuar një tetovar, i cili ka vozitur me 300 kilometra në orë, është incizuar me kamerë derisa ka vozitur, a incizimin e ka publikuar në rrjetin social Tik-tok, njofton Portalb.mk.

“24-vjeçari B.J., vozitës i automjetit “BMW” me targa të Tetovës, rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë ka lëvizur me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, është incizuar, a pastaj videon e ka publikuar në rrjetin social Tik-tok. Në pajtueshmëri me nenin 36 pika 3 nga Ligji për Siguri në Komunikacion, i është përgatitur dhe dorëzuar gjobë prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit, a do t’i shqiptohet edhe masë mbrojtëse – marrje e përkohshme e lejes deri në një vit”, kumtoi SPB Tetovë.

Policia e Tetovës mbrëmë prej orës 21 deri në ora 23, me përdorimin e të ashtuquajturit radari i natës ka zbatuar edhe një kontroll për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë shqiptuar 27 masa për tejkalim të shpejtësisë në vendbanime, për 30 deri në 50 kilometra në orë, më shumë se sa shpejtësia maksimale e lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button