RMV, me mjetin e ri të QMN-së qytetarët mund të paraqesin iniciativë për diskutimin e çështjeve me interes

Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN) ka prezantuar një ueb-mjet të ri për të filluar diskutimin publik për çështje me interes për qytetarët, me të cilin ata mund të fillojnë iniciativë për diskutim publik për çështje me interes më të gjerë dhe për të rritur ndërgjegjësimin duke dhënë mbështetjen e tyre për çështje të caktuara me interes të gjerë, njofton Portalb.mk.

“E nevojshme është që të hartoni dhe futni iniciativën tuaj në faqen tonë të internetit dhe të filloni të përhapni idenë e ndryshimit. Është e hapur për të gjithë qytetarët e RMV-së mbi 18 vjet. Nisma duhet të jetë në një temë që lidhet me përmirësimin e jetës së përditshme në sferën publike, siç janë propozimet për ndryshime në shërbimet e administratës publike. Përveç asaj nuk guxon të ketë asgjë fyese, mos-seriozitet ose diçka shqetësuese”, shpjegojnë procedurën nga QMN.

Përveç paraqitjes së një iniciative të re, qytetarët në ueb-faqe mund të mbështesin katër nisma që janë dorëzuar deri më tani, siç janë: Promovimi i politikave liberale për kanabisin në vend, Digjitalizimi i procesit të regjistrimit të personave të papunë në Agjencinë e Punësimit , Digjitalizimi i plotë i konkurseve për konvikte dhe Pranime të përgjithshme dhe popullarizimi i shërbimeve elektronike për qytetarët.

Ueb vegla ueb është punuar në kuadër të “Programit: ofrim më i mirë i shërbimeve publike qytetarëve me përfshirje aktive në Kuvend”, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button