DFRLab: Vaksinat perëndimore kundër COVID-19, të goditura nga mediumet pro-ruse

Analiza e blogut DFRLab, ka ë bëjë me atë se si mediumet pro-ruse i theksojnë efektet e padëshiruara të vaksinave perëndimore kundër COVID-19 dhe si përmbajtjet e tilla promovohen në grupet që janë kundër vaksinave, shkruan “Crithink”.

DFRLab shkruan për raportimin tendencioz të këtyre mediumeve për efektet e rralla negative të vaksinave perëndimore, ose për problemet me shpërndarjen e vaksinave. Qasja selektive e mediumeve pro-ruse në raportimet për vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna”, kundrejt informimit për vaksinën “Sputnik V”, bëhet e qartë nëse shikohen raportimet për vaksinat me mjetin “Google Search”. Siç mund të shihet në analizën e DFRLab, mediumet pro-ruse, siç është për shembull RIA (ria.ru), fokusohen sidomos në aspektet pozitive të Sputnik V. Nga ana tjetër, këto mediume i theksojnë efektet e padëshiruara negative, madje edhe rastet e vdekjeve, lidhur me vaksinat e prodhuara nga kompanitë perëndimore.

DFRLab, gjithashtu ka identifikuar blogje të ndryshme, organizata “tink-tenk” dhe publikime mediatike, të cilat kanë përforcuar mbulimin negativ për vaksinat perëndimore. Këto organizata marrin mbështetje nga grupet anti-vaksina nga Ukraina, Bullgaria dhe Serbia, si dhe nga Rusia, të cilët jetojnë jashtë vendit. Në mesin e organizatave më të zëshme është Fondacioni për kulturë strategjike, organizata ruse “tink-tenk”, e cila është kapur duke shpërndarë dezinformata në Facebook.

Ndryshe, kjo analizë e DFRLab është shpërndarë edhe faqen e shërbimit evropian për kontrollim të fakteve “Euvsdisinfo”.  Shkrimi i plotë i DFRLab mund të lexohet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button