Ismet Vejseli vlerësohet si një prej tenorëve më të fuqishëm në RMV (VIDEO)

Ismet Vejseli, një tenor i ri nga Kumanova, i cili ndjek studimet në degën e këndimit solo. Vjen nga një familje muzikantësh, ku tradita e përcjelljes së muzikës në familje ka filluar prej gjyshit të tij, i cili ishte ndër këngëtarët e parë në vend. Fillimet e Ismetit ishin me instrumentin e klarinetës në shkollë të ulët, ku më pas vazhdoi me këndim, cilin vazhdon ta studiojë, shkruan Portalb.

“Prej fillimeve të mia në këndim unë kam marrë pjesë në shumë konkurse, në ato vendore kam qenë gjashtë vjet me radhë fitues i vendit të parë dhe një herë fitues i çmimit absolut. Kurse në ato internacionale, dy vjet me radhë jam renditur i pari në kategorinë për këndim në Serbi, ndërsa në konkursin për romanca ruse në Sofje të Bullgarisë kam fituar çmimin e dytë.” tha Ismeti.

Çmimi më i lartë i Ismetit ishte vendi i katërt në Moskë të Rusisë, një prej garave peshë më të madhe dhe me një konkurencë nga e gjithë bota. Edhe pse i ri në moshë, Ismeti vlersohet si një prej tenorëve më të fuqishëm në Maqedoninë e Veriut. Po ku qëndron çelësi i zërit të tij? Për këtë pjesë, Ismeti tha:

“Faktorë të cilët do e vlerësonin një vokal a është i bukur apo jo është talenti, mirëpo, këndimi kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm. Me përkushtim nënkuptoj ushtrime teknike të përditshme, mund të themi njësoj sikur te sportistët. Prandaj mendoj se talenti është 10 për qind, ndërsa pa 90 për qind – ushtrim i domosdoshëm – nuk do të kishte kuptim!” u shpreh Vejseli.

Mesazhi që Ismeti përcolli për të rinjtë është:

“Mendoj që ne si të rinj duhet ta gjejmë patjetër mënyrën se si të japim diçka për qytetin, shtetin apo edhe botën ku jetojmë dhe mendoj që në po atë mënyrë do gjejmë arsyen se pse jetojmë dhe për misionin tonë.

Prandaj mesazhi im do ishte ky – duhet të luftojmë fort për ëndrrat tona, që edhe të tjerët të kenë dobi prej neve!” e përmbylli Ismet Vejseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button