RMV, qytetarët nga muaji prill do të munden përmes telefonit ose kompjuterit të nënshkruajnë dokumente, paralajmërojnë nga Qeveria

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar me ministrin Jeton Shaqiri dhe Fatmir Besimi, kanë zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e “Masterkard”, një vjet pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim, që ka për qëllim digjitalizimin e shërbimeve, transmeton Portalb.mk.

“Me vendosjen e shërbimit për identifikim digjital, qytetarët nga shtëpitë e tyre do të aplikojnë për shërbimet në shtet dhe shërbimet nga kompanitë e sektorit privat”, deklaroi ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri.

Në takimin u prezantua zgjidhja për identifikimin digjital të qytetarëve të RMV-së, përmes kompjuterit ose mobilit. Pjesëmarrës në takim ishin edhe përfaqësuesit e Bankës Popullore të RMV-së dhe Drejtorisë për zbulim financiar.

“Me identifikimin digjital, në vend se me prani fizike, identiteti do të konfirmohet prej kompjuterit ose telefonit mobil”, deklaroi Zaev.

“Dokumentet që do të jenë të nënshkruara përmes këtij aplikacioni, do të jenë të pranuar jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë vendet e Evropës dhe ku shiten shërbimet e letërnjoftimi elektronik nga Masterkard”, deklaroi Zaev, duke sqaruar që gjithë procedurat që kërkojnë nënshkrim dhe prezencë fizike, tashmë mund të bëhen nga çdo vend përmes telefonit.

Ai theksoi që kjo mund të përdoret edhe nga subjektet që duan ‘të zëvendësojnë letrën dhe lapsin me dokumente elektronike, nënshkrime elektronike dhe zbatim përmes telefonave të mençur’.

“Ky është shërbimi i parë për identifikim elektronik të qytetarëve dhe do të jetë i gatshëm në fund të muajit prill. Kjo nënkupton, shërbimet që qytetarët tash duhet patjetër identitetin ta konfirmojnë me prezencë fizike, atë do të mund ta bëjnë përmes kompjuterit, laptopit ose telefonit mobil”, deklarojnë nga Qeveria.

Hulumtimin e Portalb.mk për digjitalizimin e shërbimeve mund ta lexoni në katër pjesët e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button