RMV, për organizimin e zgjedhjeve përmes shenjave të gishtave dhe sigurinë kibernetike, KSHZ-ja takoi MPB-në

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) dhe Ministria e punëve të brendshme (MPB) sot zhvilluan takim për të shqyrtuar mundësinë e futjes së shenjave të gishtave gjatë procesit zgjedhor, si një nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit e KSHZ-së dhe ministri Oliver Spasovki theksuan nevojën për ndryshime ligjore, me të cilat do të konfirmohet mënyra e përdorimit të shenjave të gishtave në procesin zgjedhor”, raportojnë nga MPB-ja.

KSHZ-ja për këtë arsye ka kërkuar mbështetje nga policia, duke llogaritur që më 10 shkurt të këtij viti, KSHZ-ja vendosi që për Strategjinë TIK 2021-23 dhe Strategjinë për siguri kibernetike të formojë grup të punës ku do të jenë: 3 ekspertë të jashtëm, një përfaqësues i KSHZ-së, MPB-së, Regjistrit Qendror dhe një nga Fakulteti i shkencave kompjuterike.

“Ministri Spasovski e theksoi nevojën për formimin e grupit të përbashkët të punës, që do t’i zgjidhë gjithë dilemat dhe dallimet gjatë procesit, por edhe nevojën për strategji të përgjithshme për siguri kibernetike”, deklarojnë nga MPB-ja.

Ndryshe, KSHZ-ja këtë muaj raportoi për shqyrtimin e kërkesës së tyre deri tek Ministria e financave për sigurim të mjeteve shtesë për furnizim të fingerprint aparateve si pjesë e procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button