fbpx

Kosova me notë verbale ndaj Malit të Zi pas incidentit ku është gjuajtur një autobus me qytetarë të Kosovës

Ministrja e punëve të jashtme në Kosovë, Meliza Stublla-Haradinaj, ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur në Malin e Zi, ku është sulmuar një autobus me skiator nga Kosova, transmeton Portalb.mk.

“Si Ministrie e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënoj ashpër incidentin e djeshëm në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova është gjuajtur me gurë”, deklaroi Haradinaj.

Ajo vlerësoi që ky ky incident i befasishëm mund të mbjellë frikë për qarkullimin e lirë të qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ambasada jonë në Podgoricë, sot, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane”, deklaroi ministrja, duke kërkuar nga shteti fqinj të ruan raportet ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button