LFK Tetovë: Nga ndërhyrjet politike, na pamundësohet funksionimi normal dhe pjesëmarrja në kuvendin zgjedhor të FFM-së

Nga ndikimet politike, sipas Lidhjes Futbollistike Komunale në Tetovë, Regjistri i Qendror dhe Komisioni për Ankimim ka pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme të LFK-së dhe si pasojë, kjo e fundit nuk do të mund të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të RMV-së. Sipas drejtorit të LFK-së, Fisnik Hiseni, kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të parandalohet rizgjedhja e kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini, shkruan Portalb.mk.

Vetëm 1 ditë nga data e paraparë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta nga ana e Lidhjes Futbollistike Komunale në Tetovë, janë njoftuar nga Regjistri Qendror dhe Komisioni për Ankimim se kjo nuk do të ndodhë.

Lidhja Futbollistike Komunale, Tetovë.
Lidhja Futbollistike Komunale, Tetovë.

“LFK Tetovë më datë 18 shkurt kishte caktuar Kuvendin Zgjedhor në bazë të statutit dhe kërkesës nga FFM që parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Ne si LFK Tetovë, duke u bazuar në statutin e LFK Tetovë bëmë gjitha përgatitjet që më datë 18 të organizohen këto zgjedhje të lira dhe demokratike. Por më datë 17 shkurt nga Regjistri Qendror i RM-së dhe Komisionit për Ankimim na marrin të drejtën legjitime të fituar pas dy viteve endje në gjykata dhe vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkallës së Dytë nuk e respekton i njëjti organ” tha Fisnik Iseni sot në një konferencë për shtyp.

Ata vlerësojnë se kjo gjë po ju bëhet për shkaqe politike, nga personi Memet Abdiu, ndërsa sipas tyre në krye të LFK – Tetovë është vendosur një person tashmë i suspenduar nga Federata e Futbollit të RMV-së.

Për të vërtetuar tezën e tyre, këta përfaqësues të pakënaqur të LFK-së potencuan se kanë të gjitha dokumentet e nevojshme, të cilat do ti paraqesin para gjykatës, edhe atë:

  • -Vendimi i Gjyqit Administrativ të datës 17.01.2019;
  • -Vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative të datës 14.10.2020, si dhe;
  • -Vendimin e Regjistrit Qendrorë të RM-së të datës 21.01.2021.

“Njëkohësisht do të nisim padi penale ndaj anëtarëve të komisionit të cilët morën pjesë në shfuqizimin e vendimeve të lartpërmendura” shtoi Fisnik Hiseni.

Me këtë, ata lajmëruan se nuk do të jetë e mundur që të marrin pjesë në Kuvendin e Rregullt të FFM-së ndërsa paralajmërojnë se kjo do të dëmtoje të gjitha klubet të cilat funksionojnë nën LFK-në, e që në tërësi janë 25.

“Njoftojmë opinionin se si rezultat i kësaj situate LFK Tetovë nuk do të përfaqësohet në zgjedhjet e Kuvendit të Rregullt të FFM-së dhe si pasojë të gjitha klubet anëtare të kësaj lidhje do të jenë të paralizuara në aspekt të funksionimit dhe përfaqësimit në Federatë. Potencojmë se Tetova dhe futbolli tetovar nuk duhet të drejtojë gishtin ka askush tjetër, pasi për herë të dytë në histori penalizohet nga personat e njëjtë që bëhen vegël e politikave partiake fatkeqësisht të palës maqedonase.”, tha Fisnik Iseni.

Sipas tyre, një grup njerëzisht po tentojnë që të parandalojnë rizgjedhjen e kryetarit të Federatës së Futbollit në RMV-së, Muhamed Sejdini për shkaqe politike.

“Sot kur shumica e Lidhjeve Futbollistike Komunale në R. e Maqedonisë së Veriut përkrahin kandidimin për herë të parë të z. Muamed Sejdini, kurse e njëjta garniture kriminogjene po bëjnë të pamundurën të pengojnë rizgjedhjen e kryetarit më të suksesshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut” deklaroi Hiseni.

 

Ndryshe, nën Lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës aktualisht janë 25 klube futbollistike, gjegjësisht 22 klube dhe 3 shkolla futbolli. Këta të fundit vlerësojnë se përzierja e politikës në këtë lidhje ka bërë që LFK-ja të përgjysmohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button