Zaev: Përkatësia etnike në letërnjoftim nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se vendosja e përkatësisë etnike në letërnjoftim nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, e as Greqia nuk ka ndonjë rezervë për këtë çështje, njofton Portalb.mk.

Ai tha se për këtë po bëhen ndryshime ligjore është dhënë fjala pasi që atë e ka kërkuar dhe e ka argumentuar Lëvizja BESA që në periudhën kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese. Zaev theksoi se nënshtetësia është një karakteristikë e cila qëndron në dokumente, a përkatësia etnike është tjetër dhe askund nuk është e ndaluar.

“Argumentimet i shqyrtova unë dhe ekipi dhe të gjitha shërbimet profesionale, gjithsesi atë do ta kontrollojmë edhe njëherë nëpërmjet Marrëveshjes së Prespës. Këshilltarët e mi për punë të jashtme, ministrat e Punëve të Jashtme edhe atëherë edhe tani, kanë biseduar dhe absolutisht është në korrelacion me Marrëveshjen e Prespës. Me rëndësi është që të respektohet deri në fund nënshtetësia ku qëndron “Maqedonase/qytetar i RMV”. Identiteti i maqedonasve është konfirmuar me Marrëveshjen e Prespës, ashtu siç është konfirmuar edhe gjuha maqedonase, absolutisht nuk ka kurrfarë rreziku të çfarëdo interesit brenda dhe absolutisht nuk i pengon e as ka rezervë Greqia mike”, tha Zaev.

Lëvizja BESA ka bërë marrëveshje për këtë çështje me Zaevin, fillimisht derisa bëheshin ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshja e Prespës, kur partia në krye me Bilall Kasamin atëkohë si parti opozitare, morën pjesë në sigurimin e shumicës së kërkuar të dy të tretave dhe së dyti e njëjta u rikonfirmua derisa e bënë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor mes dy partive.

Sipas zgjidhjes aktuale ligjore, në letërnjoftim shkruhen të dhënat si në vijim: mbiemri dhe emri i qytetarit; shtetësia; gjinia; data e lindjes; numri amë; data e lëshimit të letërnjoftimit; data e vlefshmërisë së letërnjoftimit; vendi i lindje; vendbanimi dhe adresa e qytetarit; autoriteti kompetent që ka lëshuar letërnjoftimin; Numri i letërnjoftimit dhe nënshkrimi i poseduesit të letërnjoftimit.

Formulari i letërnjoftimit shtypet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën angleze dhe alfabetin e saj. Të dhënat në formularin letërnjoftimit shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në alfabetin bazë latin. Për qytetarët që flasin gjuhë zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase, formulari i letërnjoftimit shtypet dhe të dhënat në të shkruhen edhe në gjuhën zyrtare dhe letrën që e përdor qytetari. Qytetarëve që flasin gjuhë tjetër nga gjuha zyrtare, me kërkesën e tyre personale, të dhënat për emrin personal që futen në letërnjoftim shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën dhe alfabetin e përdorur nga qytetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button