Kryetarja e Odës së Mjekëve, Stardelova: Askush, posaçërisht punonjësit shëndetësorë nuk duhet të dyshojnë në vaksinimin

Imunizmi është një ndër intervenimet shëndetësore më të sukseshëm dhe efikas dhe këtë shumë herë e ka dëshmuar historia. Prandaj, apeloj që askush, posaçërisht punonjësi shëndetësor nuk duhet të dyshojë nëse vaksinimi është hapi i duhur për të mbrojtur shëndetin personal, dhe gjithashtu parandalimin e pandemisë Kovid-19”, deklaroi prof.dr Kalina Grivçeva Stardelova, kryetarja e Odës së Mjekëve, e cila si pjesë e profesionistëve shëndetësor e angazhuar në një nga kovid qendrat e pranoi dozën e parë të vaksinës.

“Pandemia me virusin Kovid-19 është përkujtim qe sëmundjet infektuese janë kërcënim serioz i cili nuk njeh kufi, ndërsa imunizmi është arma më e fortë në luftën kundër tyre. Nuk egziston teknologji tjetër më efikase e cila ka mbrojtur dhë  avancuar shëndetin njerëzor siç e bënë atë vaksinat. Vaksina është e rëndëshishme për ruajtjen e shëndetit të punonjësve shëndetësor, shëndetin e qytetarëve, gјithashtu dhe funksionimin e sistemit shëndetësor për këtë shkak nuk ka asnjë dyshim që duhet të vakcinohem, dekalaroi  dr Kalina Grivçeva Stardelova, e cila shprehi besim që shembulli i saj personal do të jetë inkurajim për punonjësit tjerë të vaksinohen.

Oda e mjekëve e RMV-së si anëtare e Komitetit të përhershëm të mjekëve europian (SRME) përmes promovimit të Manifesit të botuar nga Koalicioni për imunizim i fton të gjithë profesionisët shëndetësor të vaksinohen kundër Kovid-19.

Dokumenti thekson tre arsye kryesore në të cilën  secili punonjës shëndetësor porsa të ketë mundësinë duhet të vaksinohet kundër Kovid-19, sepse do të mbrohet nga sëmundja dhe nga ndërlikime të mundëshme serioze, për shkak se vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase dhe në atë mënyrë ndihmon në ruajtjen e kapacitetit të sistemit shëndetësor.

Oda e Mjekëve, bashkë me Odën e Stomatologjisë dhe Odën e Farmacistëve në kuadër të memorandumit  të nënshkruar për bashkëpunim, në këtë periudhë do të shfaqin aktivitete për afirmimin e vaksinimit kundër Kovid-19.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut dje filloi vaksinimi. Të parët në listë janë punonjësit shëndetësor. Ekzistojnë dy mekanizma për vaksinim, njëri përmes ueb-faqes, ndërsa tjetri përmes mjekut amë.
Deri më tani përmes ueb-faqes “Vakcinacija.mk” 55.970 persona janë paraqitur për vaksinim, ndërsa përmes mjekut amë, për vaksinim janë paraqitur 29.209 persona. Nga ky numër, 38.000 janë persona mbi 70 vjeç, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Më 14 shkurt, kryeministri Zoran Zaev ka pranuar 4.680 doza të vaksinës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkundër se ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt. Këto vaksina janë vaksinat e para dhe të vetme deri më tani në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet të vijnë dhe vaksinat kineze.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button