Është hapur Qendra e parë e burimeve rinore në Gostivar për nevojat e të rinjve në rajonin e Pollogut

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në hapjen e Qendrës së Burimeve Rinore “I can” në Gostivar, e para e këtij lloji në vend, e destinuar për të rinjtë nga rajoni i Pollogut. Misioni i Qendrës është të përgatisë të rinjtë për pjesëmarrje aktive në tregun e punës, duke inkurajuar frymën sipërmarrëse dhe zgjidhjet inovative të biznesit, duke mbështetur digjitalizimin dhe idetë e gjelbra, si dhe krijimin e bashkëpunimit më të ngushtë me sektorin privat në rajon, njofton Portalb.mk.

Qendra e Burimeve Rinore është model i një qendre trajnimi gjithëpërfshirëse, digjitale, inovative dhe joformale, e cila do të plotësojë nevojat e të rinjve dhe punësimin e tyre më të shpejtë dhe më efikas, por edhe mundësinë që të rinjtë të jenë pjesë e sferës së sipërmarrjes .

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, riafirmoi angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në krijimin e politikave rinore dhe mbështetjen e fortë për të rinjtë në forcimin e shpirtit të tyre sipërmarrës.

“Qendra e Burimeve Rinore në Gostivar do të ofrojë mbështetje të tillë për të rinjtë, që të zhvillojë kreativitetin dhe idetë e tyre të biznesit, në mënyrë që t’i transformojë me sukses ata në biznese reale dhe në kompani strat-up dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë së bashku me të gjithë aktorët në tregun e punës”, tha Ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se masat dhe programet aktive si pjesë e Planit operacional të vitit të kaluar treguan realizim të lartë, gjegjësisht vetëm në rajonin e Pollogut u hapën 231 biznese, nga të cilat 83 u themeluan nga të rinj. Ajo iu referua zbatimit të projektit Garanci për të rinjt, me qëllim pozicionimin më mirë të të rinjëve në tregun e punës, me të cilin vitin e kaluar u punësuan 8,446 persona. Ndihma për të rinjtë, nga ana tjetër, mundëson që çdo i ri deri në moshën 23 vjeç i punësuar në prodhim të marrë ndihmë mujore nga shteti në vlerë prej 3,000 denarë, masë në të cilën vitin e kaluar u përfshinë  3474 persona.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nënvizoi rëndësinë e një qendre të tillë për zhvillimin lokal dhe shprehu besimin se kjo qendër moderne e burimeve do të përmbushë nevojat e të rinjve në të gjithë rajonin e Pollogut. “Komuna e Gostivarit ofron mbështetjen e saj të plotë për funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet në dispozicion ”, tha Taravari.

Ambasadorija e Zvicrës, Sibul Suter, theksoi se me mbështetjen e Qendrës “I can”, Zvicra konfirmon angazhimin për të përfshirë të rinjtë në të gjitha proceset e rëndësishme në nivelin lokal, dhe veçanërisht aktivizimin e suksesshëm të të rinjve në punë tregu. Ky mision është gjithashtu një azhurnim i kontributit zviceran në agjendën sociale lokale dhe një drejtim i ri në partneritetin afatgjatë me qeverinë në promovimin e mundësive të punës për të gjithë.

“UNDP bashkëpunon me  të rinjt dhe organizatat rinore, sektorin privat dhe institucionet qeveritare me qëllim që të mbështesë dhe promovojë konceptin rinor. Ne besojmë se të rinjtë janë nxitës të ndryshimit dhe partnerë shumë të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Mënyra se si ne i përfshijmë të rinjtë në trendet e rëndësishme globale do të përcaktojë suksesin e arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes dhe prosperitetit gjithëpërfshirës”, tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakyan.

Partneriteti me Universitetin e Shtulit për rektorin Abdulmenaf Bexheti është një hap përpara në krijimin e partneriteteve unike midis aktorëve të ndryshëm. “Ne si Universitet do të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe ekspertizën tonë me qëllim që të sigurojmë trajnim cilësor dhe inovativ për të rinjtë, si dhe të sigurojmë bashkëpunim të ngushtë me kompanitë në rajonin e Pollogut”, theksoi Bexheti.

Në mbështetje të agjendës lokale dhe Qendrës është shprehur edhe Komuna e Tetovës.

Nisma për të hapur Qendrën e Burimeve Rinore “I can” është pjesë e një projekti për krijimin e mundësisë së punës për kategori të rrezikuara, përfshirë të rinjtë. Aktivitetet financohen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me partnerët lokalë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button