U arrit marrëveshje që matura shtetërore të mbahet më 5 qershor: Do të ketë dy provime eksterne dhe dy interne

Maturantët do ta mbajnë provimin e maturës shtetërore më 5 qershor, ndërkaq njëra prej lëndëve eksterne do të bëhet interne, do të formohet grup punues nga Byroja për Zhvillim dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, në të cilin do të ketë edhe mësues, e cila do të vendos për shkurtimin e programeve për provimet eksterne dhe me të cilën do të udhëheqë përfaqësuesi nga Kabineti i Kryeministrit. Provimi, sipas modelit të ri do të jetë dy eksterne dhe dy interne (deri tani ishte 3+1). Provimi do të anulohet për një javë, në vend 29 majit, do të mbahet më 5 qershor, njofton Portalb.mk.

Kështu shkurt duket zgjidhja e kompromisit që është arritur në bisedimet mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, me çka mbyllet çështja e provimit të maturës shtetërore.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev tha në këtë mënyrë do të sigurohet që me këto diploma ata të munden të konkurrojnë në universitetet e brendshme dhe jashtë vendit, që është qëllimi i maturës shtetërore.

“Kam kënaqësinë që së bashku me UNSHM-në përmes një dialogu, arritëm në një kompromis kualitativ për maturën shtetërore me të cilin garantohet kualitet në maturën shtetërore, me anë të së cilit i mundësohet secilit maturant të mund të regjistrohet në fakultet, në vend dhe jashtë vendit. Ishte e nevojshme përshtatja e një koncepti për maturën shtetërore për shkak të ndikimit të pandemisë në procesin arsimor dhe në bazë të argumenteve të përbashkëta dhe duke ndjekur shembullin e shteteve të BE-së, për ne është e pranueshme gjithçka që vjen prej atyre. Si qeveri përgjegjëse, investojmë te të rinjtë, dhe kujdesemi për arsim kualitativ dhe përparim. Jemi të vetëdijshëm që jemi në kohë pandemie dhe u desh të ndërmerret diçka për zgjidhje më të mirë, tha Zaev.

Edhe UNSHM e përshëndeti arritjen e marrëveshjes. Sipas tyre me këtë marrëveshje kanë fituar nxënësit dhe e kanë marrë atë që e kanë merituar.

“Urime për këmbënguljen, pasi që e morëm kujdesin e merituar nga institucionet dhe nga kryeministri dhe erdhëm deri në kompromis i cili i mbron interesat e të gjithë nxënësve. Grupi punues duhet ta mbarojë punën më së voni deri në mars, materialet për provimet të jenë të qasshme për nxënësit më së voni 3 javë para provimit, më së shumti të ketë 100 pyetje.

“Ne nuk kërkuam të mos mësojmë, por që të ketë ndryshim të mënyrës së dhënies së provimit të maturës shtetërore, që të jetë në kushte që i përgjigjet mësimit, ashtu siç ajo zhvillohet”, tha Blendi Hodai nga UNSHM.

Paraprakisht, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska deklaroi se nuk ka opsion tjetër përveç zbatimit të maturës shtetërore, për të cilën thotë se të gjithë nxënësit që dëshirojnë të japin provim brenda afatit të fundit i kanë paraqitur lëndët dhe se nuk mund t’u mohohet ajo e drejtë.

Unioni paraprakisht publikoi argumente se përse konsiderojnë se duhet të ketë ndryshime në maturën shtetërore, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende mbetet në qëndrimin se ndryshimet në maturën mund të diskutohen vitin e ardhshëm shkollor.

Ndërkohë, kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në lidhje me maturën janë që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19. Tashmë kanë pasur takime edhe me deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se i mbështeste dhe paraqiti ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button