QKC: Më shumë se tetë milion euro kushtojnë tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore këtë sezon

Për angazhimin e makinerive, punëtorëve, kripës dhe zhavorrit për pastrimin dhe “spërkatjen” e rrugëve në kushtet e dimrit, këtë sezon do të shpenzohen 538 milion denarë, ose 8.7 milion euro, sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile (QKC), njofton Portalb.mk.

“Tenderë për këtë qëllim kishin 41 komuna dhe Qyteti i Shkupit, 6 ndërmarrje publike lokale dhe Ndërmarrja Publike shtetërore për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e autostradave dhe rrugëve rajonale – Rrugët e Maqedonisë. Vetëm kjo kompani ka lidhur kontrata të prokurimit publik për mirëmbajtjen në kushte dimërore këtë sezon me vlerë 5.7 milion euro, që përbën dy të tretat e shumës që do të shpenzohen për këtë qëllim. Vetëm qyteti i Shkupit këtë dimër planifikon të shpenzojë 700 mijë euro për pastrimin e borës dhe ‘spërkatjen’ e rrugëve, ndërsa së bashku me tetë komuna të tjera të qytetit të Shkupit do të shpenzohen rreth 1.4 milion euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Nga komunat e tjera në vend, vlerën më të madhe për këtë çështje do ta shpenzojnë Manastiri, Prilepi dhe Kumanova”, thuhet në hulumtim.

Më tej shtohet se tenderi më i madh individual është përmbyllur nga NP Rrugët e Maqedonisë me minierat Dimax Sopotnica, prej gati shtatë milion eurosh për furnizim dy-vjeçar me kripë për rrugët. 59.555 tonë kripë industriale u siguruan, me çmim prej 116 euro për ton, për kriposje dy-vjeçare të rrugëve.

“Përveç kësaj kompanie, e cila ka gjithsej 4 tenderë me vlerë 7.5 milion euro, ndër kompanitë me kontratat më të vlefshme janë Gan-Logistic nga Tetova me 1.2 milion euro dhe Apollo Engineering me qendër në Shkup me 1 milion euro”, njofton Qendra për Komunikime Civile.

Ndryshe, pastrimi i rrugëve pas reshjeve të borës fundjavën që lam pas në Tetovë ka hasur në kritika të shumta, mënyra se si në rrugët e Tetovës shpërndahej kripa u bë virale në rrjet, aq sa e edhe një prej mediumeve në Zvicër kishte shkruar për këtë. Portalb.mk hulumtoi dhe rezultoi që për atë kripë, Komuna e Tetovës kishte paguar nga taksat e qytetarëve gjithsej 38.305 mijë euro kompaninë “KI-EM” me seli në Shkup ndërsa shpërndarjen e saj me dorë, e ka bë kompania “NB” me seli në Tetovë për gjithsej 64 mijë euro.

Edhe pse mjetet financiare për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë ishin të bollshme, kompania e cila është angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjegjësisht edhe hedhjen e kripës, ka vendosur që kripën ta hedhe përmes një punonjësi me dorë dhe jo me makineri përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button