Nigeri, sulm në një shkollë, një i vrarë dhe 27 të rrëmbyer

Persona të armatosur kanë vrarë një nxënës dhe kanë rrëmbyer 27 tjerë gjatë një sulmi në një shkollë në Nigeri, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Tre anëtarë të stafit dhe 12 familjarë të tyre po ashtu janë kidnapuar, siç ka njoftuar Abubakar Sani Bello guvernator në shtetin Kagara.

Ministri i Mbrojtjes i Nigerisë, Bashir Magashi u ka kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm pas sulmeve në rritje në fshatra nga bandat e armatosura.

Ai u tha gazetarëve se njerëzit nuk duhet të jenë “frikacakë” kur përballen me persona të armatosur të cilët “në disa raste mbajnë pak municione”.

“Është përgjegjësia e të gjithëve të mbajnë vigjilencën dhe të gjejnë siguri kur është e nevojshme. Por nuk duhet të jemi frikacakë. Ndonjëherë banditët mund të vijnë me vetëm rreth tre fishekë, kur ata lëshojnë një të shtënë të gjithë vrapojnë … Unë nuk e di pse njerëzit ikin nga një gjë e vogël si kjo. Ata duhet të qëndrojnë”, deklaroi ministri Magashi.

Komentet e ministrit erdhën një ditë pasi ndodhi ngjarja.

Rreth 600 djemë ishin duke fjetur në konvikte kur shkolla në Kagara u sulmua, ka njoftuar drejtori Danasabe Ubaidu.

Forcat e sigurisë së Nigerisë janë angazhuar në operacionin e shpëtimit.

Motivet e sulmit nuk janë të qarta, por grupet kriminale shpesh bëjnë kidnapime nëpër Nigeri dhe kërkojnë para.

Të hënën, rreth 20 persona që po ktheheshin nga një ceremoni martese u kidnapuan pas një sulmi në një autobus. Fati i tyre është i paqartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button