Kyçyk: Të kthehet besimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, historia t’i lihet historianëve

Çështjet bilaterale të zgjidhen në format bilateral, ndërsa historia duhet t’i lihet historianëve. Pjesë e rëndësishme e çdo kornize janë raportet e mira fqinjësore. Nevojitet që të kthehet besimi i ndërsjellë, me qëllim që të ndërtojmë raporte të shëndosha fqinjësore për gjeneratat e ardhshme, shkruan Portalb.mk.

Këtë sot e ka deklaruar raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Ilhan Kyçyk, i cili është për vizitë dyditore në vend.

“Çështjet e historisë duhet të zgjidhet nga historianë kompetent. Bisedimet për historinë duhet t’i lihen profesionistëve. Politikanët janë përgjegjës të sjellin vendime politike, jo t’i fshehin nën qilim dhe të thonë se fajtorë janë historianët”, tha Kyçyk gjatë pres konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Ilhan Kyçyk, Bujar Osmani

Ai theksoi se roli i tyre si politikanë është që të mos vendosin mure, por t’i rrënojnë ato, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë të jetojnë në botë prosperuese.

Vizita e raportuesit Kyçyk realizohet në prag të votimit të draft- Rezolutës për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, që ishte edhe temë qendrore në takim. Gjatë bisedës u diskutua për perspektivat evropiane të vendit, si dhe gjendja e përgjithshme me procesin e zgjerimit të Unionit.

Në lidhje me këtë, Osmani tha se është e rëndësishme që, eurodeputetët të vlerësojnë progresin e vendit dhe përmes kësaj rezolute, të paraqitet shprehje e qartë e frymës politike evropiane, gjykim objektiv për vlerat evropiane si mbrojtës më të madh të kredibilitetit evropian.

“Edhe përskaj dëshpërimit të thellë, pa pengesa me tempo të njëjtë po zhvillohet dialogu politik  me qëllim të mos lejojmë ngecje në raportet bilateral. Jemi në përfundim të finalizimit të Planit Aksionar që do të paraqet dokument të rëndësishëm për ta ndjekur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Pres përmes punës së përkushtuar, me durim, të kthejmë besimin edhe në dialogun politik, për çka presim edhe mbështetje nga miqt tanë.

Në kuadër të vizitës tij  eurodeputeti ka takuar edhe presidentin e vendit, Stevo Pendarovski.

Në këtë takim, siç kanë informuar nga kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer mendime për përparimin e shtetit në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ilhan Kyçyk,Stevo Pendarovski

“Në takim presidenti Pendarovski vlerësoi se rezoluta e PE-së është dokument i rëndësishëm i cili duhet të shprehë pasqyrën reale për reformat e realizuara dhe situatën politike në vend, si dhe të theksojë çështjet në të cilat duhet të fokusohet shteti në periudhën vijuese. Presidenti Pendarovski ka përsëritur pritjet për mbajtjen e shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare, me çka do të fillojnë zyrtarisht negociatat qasëse me BE-në. Fillimi i negociatave sipas presidentit Pendarovski do të jetë motiv shtesë për zbatimin e mëtejmë të reformave të domosdoshme. Çështjet bilaterale, sipas presidentit Pendarovski, duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe të vlerave evropiane”, thuhet në kumtesë.

Eurodeputeti vizitat i vazhdoi me zv.kryeministrin e RMV-së për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe kryeministrin Zoran Zaev.

“I vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian, dhe përpjekjet e juaja personale për miratimin e shpejtë të Kornizës negociuese, proces i cili duhet të zhvillohet në frymë evropiane”, deklaroi Dimitrov, duke u shprehur të gatshëm për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

“Për ne nuk ka alternativë anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaev, duke sqaruar që në takim është konstatuar që raportet bilaterale duhet të gjejnë zgjidhje ndërmjet shteteve, ashtu që nuk duhet të jenë pjesë e negociatave evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button