Tetovë, është hequr pengesa në rrugën “Industriale”, u shkatërrua sepse ishte nga materiali i dobët

Vetëm disa ditë pasi u vendosën, autoritetet komunale janë detyruar të heqin tërësisht pengesën në vendkalimet për këmbësorë në rrugën “Industriale” në Tetovë për shkak se e njëjta ishte shkatërruar, si pasojë e materialit të dobët, pengesë kjo, që u vendos me kërkesë të banorëve të cilët edhe protestuan për siguri më të madhe në këtë rrugë. Nga Komuna e Tetovës, sërish japin premtime për këtë rrugë, shkruan Portalb.mk.

Materiali i cili ishte përdorur në vendosjen e pengesës në vendkalimet për këmbësorë në rrugën “Industriale” në Tetovë u kritikua nga disa qytetarë nga dita kur u vendos i njëjti, ndërsa koha e shpejtë e vendosjes së tij u cilësua si mënyrë e Komunës së Tetovës “për të heshtur protestuesit”.

Kjo ishte gjendja e asaj pengese vetëm një javë pasi u vendos:

Pengesa në vendkalimin për këmbësorë në rrugën "Industriale"
Pengesa në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Industriale”

Sot që flasim, autoritetet komunale kanë hequr tërësisht atë dhe premtuan se do të vendosin një pengesë të re, e cila sipas tyre, do të vendoset në mënyrë të duhur.

“Pengesa në bulevardin Industrial është hequr dhe tashmë deri të premten e presim lejen nga ana institucioneve kompetente për rivendosjen e saj në mënyrë të duhur dhe e njëjta do të përbëhet prej një materiali të duhur” thanë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkaq, për premtimet tjera të cilat i dha kryetarja Arifi në lidhje me këtë rrugë, nga Komuna e Tetovës deklaruan se disa do ti fillojnë pas datës 15 mars ndërsa planifikojnë të përfundojnë në fund të këtij viti.

“Për vendosjen e sinjalizimit do të fillojmë atëherë kur do të na lejojnë kushtet klimatike apo më saktë, pas datës 15 mars, me rregullimin e tërësishëm të kësaj rruge kemi planifikuar të përfundojmë deri në fund të vitit” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Çfarë pritet të vendoset në këtë rrugë?

“Edhe pse bëhet fjalë për rrugë tranzite magjistrale, kjo pjesë e qytetit është dendësisht e banuar, dhe në të qarkullojnë shumë fëmijë që ndjekin mësimin në SHF “Kirili dhe Metodi”. Gjatë javës që vjen do të bëjmë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore” deklaroi Arifi një javë më herët.

“Rruga e vdekjeve” në Tetovë, protestuesit: Komuna ka 14 ditë të plotësoje kërkesat tona, boll neglizhencës! 

Protestë me 4 kërkesa konkrete u organizua në rrugën “Industriale” në Tetovë me datë 25 janar, rrugë kjo që shpesh herë ka marrë jetë njerëzish ndërsa autoritetet kompetente ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e kësaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button