(Video) Miqsoret: Gjermania përmbys Francën, fitojnë Anglia dhe Argjentina

Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur Francën me rezultat 2-1 në Stade de France, edhe pse vendasit patën avantazhin të parët. 

Pas një gjuajtje të lirë të Ribery që goditi shtyllën, topi arriti te Mathieu Valbuena, i cili shënoi golin e epërsisë (44?). 
Mirëpo, në gjysmën e dytë “Die Mannschaft” i heshtën dy herë francezët. 
Thomas Mueller mori një top nga Ilkay Gundogan për ta barazuar rezultatin (51?). 
Goli i fitores erdhi nga dyshja e Real Madridit, Mesut Oezil dhe Sami Khedira (74?). I pari asistoi, ndërsa i dyti realizoi

Në ndeshjet derbi fitoi edhe Anglia ndaj Brazilit (2-1), me golat e Rooney dhe Lampard ndërsa për brazilianët shënoi Fred. 

Ballafaqimi Messi-Ibrahimoviç përfundoi në favor të Argjentinës e cila e mposhti Suedinë me rezultat 3-2.

Hollanda dhe Italia barazuan me rezultat 1-1, ndërsa Portigalia u befasua nga Ekuadori me rezultatin 3-2 në favor të amerikano latinëve. Kampioni i botës Spanja fitoi lehtë Uruguajin me rezultat 3-1. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button