Stoltenberg propozon që vendet anëtare t’i ndajnë harxhimet për operacionet e NATO-s

Financim i përbashkët i forcave të vendosura, buxhet më i madh për mbrojtje dhe ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike janë një pjesë e temave të iniciativës NATO 2030, që sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do t’ua prezantojë ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate. Mbledhja e Këshillit Veriatlantik do të vazhdojë nesër për operacionet në Irak dhe Afganistan, transmeton Portalb.mk.

Sesioni i sotshëm i këshillit është takimi i parë me administratën e re amerikane, por edhe fillimi i përgatitjeve për samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel, për të cilin Stoltenberg vlerëson se do të hap kapitull të ri në raportet transatlantike.

 “Kur do të mblidhemi, dua t’ua prezantojë liderëve agjendën ambicioze për sigurinë dhe mbrojtjen përtej atlantike. Ajo është thelbi i NATO-s 2030”, tha Stolteberg.

Njëra nga esencat e planit të Stoltenberg është ndarja e barabartë e barrës mes aleatëve.

“Sot, vendi i cili siguron kapacitet, për shembull ushtarë apo anije, siguron edhe financim. Për shembull, nëse Norvegjia dërgon ushtarë në grupin luftarak në Lituani, Norvegjia paguan për atë, mendoj se kjo duhet të ndryshojë. Pjesërisht që të tregojmë përkushtim të nenit 5 dhe unifikim. E dyta, nëse financojmë bashkërisht grupe luftarake, stërvitje, patrulla ajrore, do të ndihmojnë aleatët të kontribuojnë më shumë në ato aktivitete. Dhe e treta, ajo do të ndihmojë në ndarjen e drejtë të barrës, sepse nuk është e drejt që aleatët që sigurojnë ushtarë apo anije vet edhe të paguajnë për atë”, tha Stoltenberg në konferencën e mbrëmshme në prag të takimit.

Në iniciativën e re sekretari gjeneral i jep rëndësi më të madhe ndryshimeve klimatike.

Si pjesë e agjendës NATO 2030, Stoltenberg do të propozojë financim të rritur të aktiviteteve për mbrojtje si dhe si shpërndahen grupet luftarake në pjesët lindore të NATO-s, kontrolli i hapësirës ajrore dhe operacionet detare dhe stërvitjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button