Kroacia javët e ardhshme pret dy milionë doza të vaksinës ruse kundër kovid-19

Deri në dy milion doza të vaksinës ruse “Sputnik” mund të arrijnë në Kroaci në javët e ardhshme, njoftoi portali Index.hr. Gjithçka është marrë vesh me palën ruse në bisedimet diplomatike, ndërsa tani mbeten vetëm faktorët rregullatorë që duhet të plotësohen për vaksinën ruse për t’u importuar në Kroaci, konfirmoi një burim i lartë qeveritar për Indeksin, transmeton Portalb.mk.

Detajet e bashkëpunimit me Rusinë u dakorduan sot nga ministri i Shëndetësisë Willy Berosh me ambasadorin Rus. Rusia është plotësisht e hapur për bashkëpunim, por tani Kroacia duhet të zgjidhë çështjet rregullatore që janë kusht që”Sputnik” të importohet në Kroaci. Sipas informacionieve jozyrtar nga Indeksi, Kroacia nuk do të presë miratimin e vaksinës ruse nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Për shkak se EMA pritet të marrë vendim në prill, Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) do të marrë vendim për miratimin e Sputnik-ut sa më shpejt të jetë e mundur, qysh këtë javë. Që vaksina të mbërrijë në Kroaci, HALMED duhet të miratojë importe urgjente. Këtë mund ta bëjë në kushte të caktuara. Një kusht për importimin e vaksinës ruse është që ajo të mos ketë efekte anësore serioze, gjegjësisht të jetë e sigurt, por edhe të mos ketë asgjë të ngjashme në treg. Edhe pse në treg ka vaksina të ngjashme, nuk ka mjaftueshëm. Ky duhet të jetë argument kryesor për importin e mundshëm të “Sputnik-ut” në Kroaci. Sipas Indeksit, epidemiologët kanë sugjeruar importimin e një deri në dy milion doza të vaksinës ruse, por shuma e saktë ende nuk është përcaktuar nëse përmbushen faktorët procedural për importimin e vaksinës Sputnik në Kroaci.

Hungaria është i vetmi vend i BE-së që tashmë është vaksinuar me vaksinën ruse kundër kovid-19 që kur u miratua muajin e kaluar.

“Nuk e di nëse metoda e përdorur nga Hungaria është mjaft e sigurt. Ata u drejtuan për përdorimin e përkohshëm të një vaksine të pa aprovuar, që do të thotë se ekziston mundësia e zhvillimit të efekteve të caktuara anësore. Ekzistojnë gjithnjë e më shumë prova se është efektive, por duhet të presim dhe të shohim nëse është i sigurt. Do të ishte optimale që EMA të miratojë përdorimin. Ambasadori rus më tha se leja EMA-S mund të pritet në fillim të prillit, por ai do të më informojë”, tha ministri Beros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button