RMV, të sëmurët me kovid-19 mund të vaksinohen të paktën një muaj pas shërimit

Vaksina kundër kovid-19 mund ta marrë çdokush që ndihet i shëndetshëm, ndërsa ata me kovid mund të vaksinohen të paktën një muaj pas shërimit të plotë, siç edhe janë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe përvoja ndërkombëtare, thotë kryetarja e Komitetit për Imunizim Aleksandra Grozdanova, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi në vend fillon sot me punonjësit shëndetësor nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, me dërgesën e parë të vaksinave “Pfizer” të dhuruara nga Serbia.

Rekomandimi i autoriteteve shëndetësore është që ata që kanë marrë kovid-19 kohët e fundit, pasi kanë antitrupa mund të presin që të vaksinohen më vonë dhe të lënë mundësi që të vaksinohen ata që nuk kanë pasur kontakt me virusin deri më tani.

Personat që janë të sëmurë me kovid-19 në gjendje të rëndë dhe janë hospitalizuar, pas një muaji ata thirren përsëri në spital për kontroll. Dhe ata, siç thonë specialistët, mund të presin një muaj tjetër, megjithëse nuk është kundërindikuar, nëse tashmë janë shëruar për më shumë se një muaj dhe të marrin vaksinën kundër kovid-19.

“Nuk do të bëhen teste dhe analiza të gjakut, as sistemi shëndetësor nuk do të rëndohet me kontrolle paraprake, por secila gjendje duhet të vlerësohet individualisht. Në pikën e vaksinimit do të ketë mjekë dhe do të plotësohet një pyetësor me pëlqimin e tyre. Rekomandimi zyrtar është që vaksina t’i jepet çdokujt që është në gjendje të mirë shëndetësore pa sëmundje imune”, tha Grozdanova.

Kujdes duhet pasur vetëm te:

  • Të sëmurët kronikë që aktualisht kanë imunitet të zvogëluar, te sëmundjet autoimune dhe personat që aktualisht marrin imunoterapi;
  • Te ata që janë alergjikë ndaj ilaçeve të caktuara ose më parë kanë pasur reaksione alergjike më të rënda;
  • Te pacientët të cilët kanë pësuar kovid me pasqyrë serioze klinike, me komplikime ose kanë gjendje të ashtuquajtur kovid i zgjatur.

Grozdanova thotë se kjo nuk do të thotë që ata pacientë nuk duhet të vaksinohen. “Të gjithë ata mund të vaksinohen, por me konsultë paraprake të detyrueshme me mjekun specialist që i udhëzon”, tha Grozdnova.

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Dr. Irina Panovska-Stavridis, thotë se terapia antikoaguluese e kontrolluar mirë nuk është kundërindikacion për vaksinimin.

“Vaksina kundër kovid-19 nuk rrit vlerat e d-dimerëve. Por d-dimërimet të shoqëruar me sëmundje aktive malinje ose sepsë janë kundërindikacion për vaksinimin – kështu që ata persona nuk duhet të vaksinohen tani”, tha Dr. Panovska-Stavridis.

Gratë shtatzëna nuk vaksinohen, pasi prodhuesit e vaksinave nuk kanë prova klinike se si imunizimi do të ndikojë në fetus.

Në këtë fazë të imunizimit, fëmijët deri në moshën 16 vjeç përjashtohen pasi edhe ata nuk ishin pjesë e provave klinike paraprake.

Sipas Planit Kombëtar për Imunizimit, faza e parë e vaksinimit përfshin punonjës shëndetësorë që punojnë me pacientë kovid, mjekët amë dhe personat mbi 70 vjeç.  Në sistemin për paraqitje për tu imunizuar, janë të përfshirë edhe mjekët amë. Sistemi “Termini im” tashmë i ka identifikuar të gjithë personat mbi moshën 70 vjeç dhe mjekët amë kryejnë anketa personale të pacientët të tyre.

Listat për të sëmurët kronikë nuk janë lëshuar ende. Plani do të azhurnohet në përputhje me mënyrën se si do të mbërrijnë vaksinat dhe numrin e vaksinave me të cilat do të disponojë vendi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 97.456, nga të cilët 88.301 janë shëruar, 3.003 kanë vdekur dhe 6.152 janë aktivë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button