Rita Ora në “Fast and Furious 6”

Është publikuar traileri i filmit më të ri “Fast and Furious 6” ku ka një rol edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Në minutën e 1:47 do të keni mundësinë për të parë një imazh të Rita Orës në film, ndërsa duhet të presim muajin maj për të parë më shumë.


Nëntorin e vitit të kaluar është bërë e ditur që Rita Ora do të ketë një rol në këtë film, ku ishte paraparë të jetë Rihanna, por e zëvendësoi këngëtarja shqiptare.

Rihanna i kishte impresionuar producentët e filmit me rolin e saj në “Battleship”. Por nga ana tjetër, ata kishin mbetur të befasuar nga shkëlqimi i Rita Orës në provën për filmin.

Në këtë film, ndër të tjerë, Rita Ora luan përkrah Vin Diesel dhe Deayne Johnson. 

Lajme të ngjashme

Back to top button