Kryeministri Zaev zhvilloi takim me tre kryetarët e komunave për të ruajtur statusin e Liqenit të Ohrit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 45-të miratoi Raportin mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, gjithashtu për këtë arsye, kryeministri Zoran Zaev sot zhvilloi takim me kryetarin e Ohrit, Strugës dhe Debërca, transmeton Portalb.mk.

“Në takim, kryeministri Zaev theksoi që raporti i UNESCO-s duhet të pranohet si një alarm i fuqishëm që thërret për një aksion të përbashkët të Qeverisë dhe komunës së Ohrit, Strugës dhe Debërcës, për të larguar gjithë rreziqet që e rrezikojnë statusin e rajonit të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit, si një trashëgimi kulturore dhe natyrore në kuadër të UNESKO-s”, njoftojnë nga Qeveria.

Zaev i shoqëruar me ministrin e transportit Bllagoj Boçvarski, zhvilloi takim me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, kryetarin e Ohrit, Konstantin Georgieski dhe kryetarin e Debërcës, Zoran Nogaçeski.

Qeveria gjithashtu e detyroi që, jo më vonë se më 25 shkurt të vitit 2021, Komisioni Kombëtar për UNESKO të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzojë Raportin mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgimi Botërore deri te Qendra për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s.

Ndryshe, rregullat e përcaktuara në mënyrë rigoroze nga UNESCO, të cilat parashikojnë ndalimin e ndërtimit dhe prishjen e të gjitha objekteve që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonat e mbrojtura, janë të papranueshme për Kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko sepse, siç thotë ai, komuna do të pësojë humbje të mëdha financiare dhe qytetarët nuk do të të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre sipas Ligjit ekzistues për Legalizimin. 

Ohri dhe Debarca tashmë kanë përgatitur një regjistër të objekteve të paligjshme. Struga pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button