UNDP Maqedonia e Veriut organizon një ngjarje me rastin e Laboratorit akcelerator të saj

UNDP Maqedonia e Veriut fillon Laboratorin akcelerator të saj të dhe bëhet pjesë e rrjetit global të 92 laboratorëve të UNDP-së. Me këtë rast, më 23 shkurt në ora 14:30 në Hotel Hilton, Shkup dhe paralelisht në platformën Zoom, UNDP Maqedonia e Veriut organizon një ngjarje për ndryshime të sistemit për të përshpejtuar reformat, si dhe për ndarje të historive të suksesit nga individë që kanë bërë transformime në shoqëritë dhe organizatat, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në  këtë ngjarje do të marrin pjesë folës ndërkombëtarë dhe nga vendi, ndërsa nikoqir i hapjes do të jetë kryeministri, Zoran Zaev dhe administratori i UNDP, z-ri. Ahim Shtajner, me fjalë hyrëse nga z-nja Mirjana Spolariq Eger, ndihmëse administratore dhe drejtore e Zyrës rajonale të UNDP-së për Evropën dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura (RBEC).

Folësit kryesorë do të jenë: Saul Singer, bashkautor i bestselerit “Storja për mrekullinë ekonomike të Izraelit”, Taria Kotka, IT vizionar dhe ish CEO i Qeverisë Estoneze, Abdullaj Mar Dije, koordinator i posaçëm i KB për zhvillim në Sahel . Ky sesion do të moderohet nga përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Narine Sahakijan.

Në segmentin e fundit të ngjarjes, drejtori i Fondit të Maqedonisë e Veriut për Inovacion dhe zhvillim teknologjik, Kosta Petrov, Nina Angelovska, ish ministre e financave të Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Shoqatës E-tregti, Gorjan Jovanovski, krijuesi i aplikacionit për përcjellje të ndotjes së ajrit “AirCare” dhe Nebi Bekiri nga Fondi i klimës gjelbër. Diskutimi do të moderohet nga zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bojaniq.

Të gjithë personat e interesuar për këtë ngjarje mund të regjistrohet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button