Presidenti Biden përkujtoi djalin e tij në letrën drejtuar u.d. presidentes Osmani, kërkoi njohje reciproke me Serbinë

Në shenjë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i shkruan letër ushtrueses së detyrës presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13-të vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj”, shkruan në letër Biden.

Ai theksoi raportet e forta ndërmjet dy popujve në përkushtimin për zhvillimin e Kosovës në vazhdimësi. Presidenti amerikan theksoi sfidat e Kosovës, si sundimi i ligjit, pandemia, rritja ekonomike dhe normalizimi i raporteve me Serbinë, që si qendër do ta ketë njohjen e ndërsjellë.

“Presim të punojmë me qeverinë e ardhshme të Kosovës drejt rrugës evropiane”, shkruan Biden, duke shtuar që “ka shumë punë për tu bërë, duke përfshirë marrëveshjen për normalizim e raporteve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë”.

Ai në letrën e urimit përkujtoi edhe lidhjen shpirtërore me Kosovën, duke theksuar jetën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë.

Biden gjatë këtij muajit në një letër urimi dërguar presidentit serb Aleksander Vuçiq, gjithashtu kërkoi marrëveshje ndërmjet dy vendeve me njohje reciproke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button