Do të kërkohet borxh prej mbi 55,3 milionë euro për ndërtimin e deponive rajonale në 5 rajone të RMV-së

Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Qeveria në fillim të shkurtit e ka miratuar fillimin e procedurës për sigurimin e huas nga institucionet ndërkomëbtare financiare për vendosjen e sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturinat në rajonin Juglindor, të Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimor dhe të Pollogut. Për këtë qëllim, janë të domosdoshme mbi 55,3 miluionë euro, me të cilat do të mundet të fillohet ndërtimi i infrastrukturës bazë për menaxhim me mbeturina, informojnë nga Ministria, njofton Portalb.mk.

Kur bëhet fjalë për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat, Zvicra ka shprehur gatishmëri për vazhdim të mbështetjes financiare nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SShÇE), nëpërmjet sigurimit të mjeteve shtesë për vendosjen e infrastrukturës dhe zbatimit të planit rajonal për menaxhim me mbeturinat. Kusht i autoriteteve zvicerane është që shteti gjithashtu të ketë pjesën e saj në mjetet për vazhdimin e aktivitetet e planifikuara.

Kjo është diskutuar në takimin me ambasadorin zviceran, Zuter Tehada dhe ministrit të Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini. Ata janë takuar me përfaqësuesit e ekipit të konsulentëve dhe kryerësit të punëve, për inspektim në progresin e zbatimit të masave të shpejta për rehabilitim të lokacionit ekzistues për deponim të mbeturinave në Rusino.

Me vazhdues të deponisë në Rusino po ndërtohet sistem për menaxhim me shkarkim me të cilin nëpërmjet këtij rrjeti të argjinaturave dhe llogoreve do të parandalohet hyrja e ujërave të rrëmbyeshëm në mbeturinat e deponuara dhe rrjedhje e tyre jashtë vendit. Rrjedhja do të mblidhet dhe nëpërmjet riqarkullimit do të kthehet mbrapa në deponi. Deponia në Rusino do të marrë edhe peshore, me të cilën do të konstatohet saktë se sa mbeturina arrijnë në lokacion.

Realizimi i këtyre masave janë parakusht për fillimin e fazës së dytë të procesit të vendosjes së sistemit të integruar vetëqëndrues për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pollogut, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor. Në këtë rajon, në fund të vitit 2020 u formua edhe ndërmarrje e përbashkët publike për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pollogut, a hapi i radhës është që bashkë ta zgjedhin lokacionin e ardhshëm në të cilën do të ndërtohej deponia rajonale si zëvendësim i lokacionit në Rusino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button