RMV, numri i të sëmurëve me grip sezonal më i ulët për 95.5 përqind krahasuar me vitin e kaluar

Numri i të sëmurëve me grip sezonal për sezonin 2020/2021 është më i ulët për 92.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 94.5% më i ulët në krahasim me lakoren tipike sezonale. Këtë sezon, sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), numri i përgjithshëm i të sëmurëve me grip sezonal është 539, njofton Portalb.mk.

Numri më i lartë i rasteve raportohet në grupmoshën që përfshin shumicën e popullsisë nga 15 deri në 64 vjeç (228 raste), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët e moshës prej 0 deri në 4 vjeç.

Në javën e pestë të vitit 2021, janë paraqitur 45 raste të gripit / sëmundjeve të ngjashme me gripin, me çka është vërejtur rënie krahasuar me sezonin e kaluar dhe lakoren tipike sezonale. Të infektuarit janë raportuar në Dibër – 30, në Kërçovë – 11 dhe në Radovish dhe Prilep – nga 2.

Për sa i përket shpërndarjes së moshës, numri më i madh (16 persona) është regjistruar në grupmoshën 15-64 vjeç, dhe incidenca më e lartë (11.2 / 100,000) është regjistruar tek më të rinjtë, fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Në vend, duke përfshirë javën e pestë, gjithsej 39.488 persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal.  28.922 persona gjithsej janë vaksinuar me vaksina falas, ndërsa 10.566 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button