Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjyqtaren supreme Lidija Nedellkova

Me vendim unanim, Këshilli Gjyqësor e shkarkoi nga detyra e gjyqtares, ish kryetaren dhe gjyqtaren aktuale të Supremes, Lidija Nedellkova. Nedellkova është suspenduar nga puna dhe nuk guxon të shkojë në punë derisa vendimi të hyjë në fuqi, njofton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se në lidhje me shkarkimin e gjyqtares, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev për “për moskryerje në kohë të detyrave zyrtare, neglizhencë, pakujdesi ndaj detyrave, shkelje të Rregullores së Procedurës, Kodit të Etikës Gjyqësore”. Sipas informacioneve jozyrtare nga Këshilli Gjyqësor, një nga arsyet e shkarkimit ishte gjithashtu se gjatë referendumit, kur duhej të merreshin vendime urgjente për ankesat, Nedellkova nuk ka shkuar në punë me arsyetimin se i është thyer telefoni zyrtar. Edhe pse nuk i është dhënë pushim, ajo nuk ka shkuar në punë.

Kundër këtij vendimi gjyqtarja ka të drejtë ankese te Këshilli i Gjykatës Supreme.

Iniciativa për shkarkimin e Nedellkovës erdhi pasi që kryetari i shkarkuar i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ka dorëzuar dy kërkesa te Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e saj.

Sipas paraqitjes, Nedellkova si kryetare e Sektorit për Vepra Penale në Gjykatën Supreme më 25 mars të vitit 2016-të ka përgatitur letër me përmbajtje të rrejshme deri te Gjykata Penale, me të cilën është theksuar se Sektori e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka thënë se Prokuroria Speciale patjetër duhet që në mënyrë përkatëse të legjitimohet për kompetencën e saj, edhe pse sektori nuk ka vendosur për atë kërkesë. Gjithashtu, e njëjta letër sërish është vendosur me datë tjetër dhe është dërguar në gjykatë.

Ish kryetari i Supremes ka dorëzuar paraqitje kundër Nedellkovës deri te Prokuroria, por ajo u hodh poshtë.

Vangellovski e përjashtoi Nedellkovën që të gjykojë në lëndët e Prokurorisë Speciale me arsyetimin se djali i saj David, punon në PSP dhe e ka caktuar që të të punojë në Sektorin për Praktikë Gjyqësore, nga Sektori për Vepra Penale.

Ndryshe, Nedellkova, vetëm përpara disa ditësh ishte konkurrentë për kryetare të Supremes, të cilin e zgjedh Këshilli Gjyqësor, ndërkaq i njëjti organ tani duhet ta shqyrtojë shkarkimin e saj.

Paraprakisht, ajo dorëzoi edhe padi penale kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshilli Gjyqësor, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak që, sipas saj, e kanë shfrytëzuar pozitën për të ndikuar në procedurën që është ngritur kundër saj me parashtresë të parashtruar nga gjykatësi tani më i shkarkuar Jovo Vangellovski. Më saktësisht, të denoncuarit si anëtarë të Këshillit gjyqësor nuk e kanë pranuar propozimin fillestar të komisionit, procedura kundër Nedellkovës të ndërpritet dhe kanë ndikuar që vendimit të ri dedikohet në propozim për shkarkim të saj, në kundërshtim me ligj. Por, Prokuroria Themelore Publike në Shkup hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura.

Nedellkova paraprakisht e ka udhëhequr Gjykatën Supreme, a ishte edhe kryetare e Gjykatës Penale. Në garën për shef të Supremes në vitin 2017-të ishte edhe Nedellkova. Ajo ishte një prej tre gjykatësve në Këshill i cili para 12 viteve i caktoi paraburgim Zoran Zaevit për rastin “Global”. Në bisedat e përgjuara në kohën e Gruevskit, Nedellkova u përgojua, pas së cilës gjyqësori e mori epitetin “Swarovski”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button