Chelsea mori fitoren e pestë radhazi nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel

Chelsea ka vazhduar me formë të mirë nën urdhrat e trajnerit të ri Thomas Tuchel, shkruan Telegrafi.

Tekniku gjerman ka udhëhequr në ndeshjen e gjashtë Chelsean (pesë në Ligën Premier) dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi, katër në elitë dhe një në Kupën FA.

Londinezët ishin nikoqirë të Newcastle United, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat të pastër 2-0.

Olivier Giroud u inkuadra në lojë në minutën e 20-të në vend të Tammy Abraham që u largua nga fusha i lënduar.

Sulmuesi francez 11 minuta më vonë gjeti golin e parë në këtë ndeshje duke e kaluar Chelsean në epërsi 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Chelsea shënoi edhe njëherë për ta dyfishuar epërsinë, kësaj radhe me Timo Werner.

Vlen të përmendet se goli ndaj Newcastle për Werner erdhi pas 100 ditësh pa shënuar në Ligën Premier.

Chelsea e mbylli pjesën e parë me epërsi të dyfishtë duke shkuar e qetë në pushim prej 15 minutash.

Në pjesën e dytë skuadra nga Tuchel administroi mjaftë mirë takimin duke mos rrezikuar në asnjë moment fitoren dhe në fund rezultati përfundimtar ishte 2-0 në të mirë të bluve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button