Çarshia do të merr pamjen e Venecias, organizohet ballo me maska

Në nder të karnavalit të Venecias, nesër më fillim nga ora 21:30 në Çarshinë e vjetër të Qytetit të Shkupit do të mbahet ballo me maska.

Kjo ngjarje është nën organizim të Shoqatës së piktoreve të Maqedonisë dhe Galeria 8, piktorët e njohur nga vendi kanë punuar maskat për këtë karnaval duke përfshirë këtu edhe piktorët shqiptarë Reshat Ahmeti dhe Shqipe Mehmeti. Maskat e punuara nga artistët e njohur do të jenë në shitje me çmim prej 300 denarëve, për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje interesante që për herë të parë ndodh në qytetin e Shkupit. Maskat do të mund të blihen para hyrjes së Galerisë 8 në Bezistanin e Çarshisë së vjetër.

Për shkak se karnavali i Venecias mbahet në muajin e dashurisë dhe verës, mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje do të kenë mundësi të shijojnë verat më të mira nga prodhimi vendor.

Sipas organizatorëve krejt ajo çka ju nevojitet është një maskë e mirë, energji pozitave dhe buzëqeshje./portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button