RMV, për 2.3% janë rritur shpenzimet për ushqim dhe pije, ndërsa 7.4% për energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 1.9% shpenzimet për jetë në janarin e vitit 2021, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ka ulje për 0.2% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Ndryshime janë regjistruar në shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike, ashtu që për 2.4% janë rritur shpenzimet në krahasim me janarin e vitit të kaluar. Në këtë fushë, rritje më e madhe është regjistruar në vajrat (13.%), ndërsa ulje në asnjë lloj tjetër.

Shpenzimet tjera shtëpiake, duke përfshirë ujin, gazin, elektricitetin dhe lëndët djegëse, kanë shënuar rritje për 4.4%, ku theksohet rritja e energjisë elektrike për 7.4%.

Enti shtetëror për statistika ka raportuar rritje prej 8 % edhe te produktet alkoolike, duhani dhe narkotikët, në krahasim me janarin e vitit 2020, ku theksohet duhani për 10% rritje.

Në këtë periudhë, ulje e shpenzimeve janë regjistruar në veshmbathje për 0.5%, transport (6.1%),  komunikim (0.3%) dhe mallra të qëndrueshme e gjysmë të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button