Shitblerja e prodhimeve bujqësorë në Maqedoninë e Veriut është ulur për 22.4 %

Maqedonia e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2020 ka shënuar ulje prej 22.4% të shitblerjes së prodhimeve bujqësore, në krahasim me periudhën e njejtë vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2020 shitblerja e prodhimeve bujqësore  është 6 118 213 000 denarë, që domethënë është zvogëluar për 22.4% krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Në muajin dhjetor është regjistruar shitblerje prej 3.364.914.000 denarë, ndërsa në tetor 1.347.125.000 denarë. Raportohet që ulje nuk është vërejtur vetëm në shitjen e frutave (24.8%) dhe bagëtinë (7.2%), ndërsa më së shumti ulje kemi në bimët foragjere (47.1%).

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit janar të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi (mjetet e shpenzuara në bujqësi) është zvogëluar për 3.9 %, ndërsa tek autputi (mjetet e dedikuara për investime në bujqësi) për 2.6 %”, raportojnë nga Enti.

Enti raportoi që nga produktet më kryesore, rritje e shitblerjes është regjistruar te elbi (1814 tonë në tremujorin e fundit të vitit 2020, në krahasim me 650 tonë me vitin paraprak), mollat (nga 11 481 tonë në 14 462 tonë) dhe derra (nga 3913 tonë në 4419 tonë).

Ndryshe, produktet bujqësore që vijnë nga Maqedonia kanë vënë në vështirësi fermerët shqiptarë, në industrinë e vreshtarisë. Çmimet janë më të lira dhe fermerët shqiptarë ndihen të pashpresë ndaj konkurrencës mbarërajonale. Ata deklarojnë se nuk arrijnë të ngrenë krye, sepse nuk po mbështeten nga politikat kombëtare që duhet t’i subvencionojnë por edhe t’u krijojnë lehtësira, siç ndodh me fermerët në Maqedoni ku, sasia  e verës së eksportuar zë masën 7.4%, duke bërë kështu që vera të konsiderohet si produkti i tretë më i vlefshëm në eksport, pas duhanit dhe produkteve të furrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button