Kujdes nga mashtrimet me vaksinat, paralajmërojnë nga Bashkimi Evropian

Shtete të ndryshme, përveç problemit me shpërndarjen e vaksinave në formë jo të barabartë, po përballen edhe me mashtrimet e ndryshme në lidhje me vaksinat me të cilat janë pajisur. VOA raportoi që zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar tha të hënën se qeveritë e vendeve të BE-së duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19.

Komentet bëhen ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të fillojë imunizimin në masë tani që bllokimet po dëmtojnë rëndë ekonominë e bllokut. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) tha se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë vaksina të rreme.

Zyra tha në një deklaratë se fjala është për operacione të organizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të rritin ritmin e vaksinimit për të mbajtur të sigurt qytetarët e tyre. BE-ja synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj të rritur deri në fund të verës, një objektiv i vështirë për shkak se fushata e vaksinimit është goditur nga vonesat dhe ndërprerjet e furnizimit.

Zyra tha se që nga hapja e hetimit marsin e kaluar, ajo kishte ndihmuar në identifikimin e mbi 1.000 operacioneve të dyshimta dhe sekuestrimin e mbi 14 milionë artikujve, duke përfshirë maska difektoze dhe komplete të rreme testimi.

Ndryshe, me vaksinat nga “Pfizer” që Maqedonia e Veriut i siguroi nga Serbia të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Vaksinimi fillon të mërkurën, ndërsa deri tani janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësor, prej të cilëve gjysmat janë në Shkup.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se vaksinat kineze duhet të mbërrijnë më së voni deri në fund të shkurtit dhe se negociatat janë në proces negocimi dhe rregullimi. Maqedonia duhet të marrë 200 mijë doza nga prodhuesi kinez Sinofarm, ndërsa priten edhe vaksinat përmes sistemit Kovax.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button