fbpx

Pasi studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nuk udhëtojnë për shkak të kovid-19, trenat janë më zbrazët se kurrë më parë (Infografik)

Trafiku hekurudhor i udhëtarëve në vend vazhdon të thyejë rekorde famëkeqe historike, të cilat vitin e kaluar u shkaktuan kryesisht nga pandemia e kovid-19. Vitin e kaluar, me trena janë transportuar një numër modest prej 253.058 udhëtarë, informojnë për “Meta.mk” nga Hekurudhat e RMV-Transport, njofton Portalb.mk.

Nga sipërmarrja e transportuesit hekurudhor thonë që ulja e numrit të udhëtarëve të transportuar në vend është rreth 50 përqind krahasuar me 2019 dhe duhet të merret parasysh fakti që numri i udhëtarëve në Evropë vitin e kaluar u ul me rreth 80 përqind në krahasim me vitin 2019.

Hekurudhat e RMV-Transporti besojnë se me qetësimin e pandemisë kovid-19 do të rrisë numrin e udhëtarëve në trafikun hekurudhor. Përveç orët policore që ishin shkak për reduktim të orarit pranverën e kaluar, me vendim të qeverisë më 19 Mars 2020 u ndërprenë përkohësisht udhëtimet falas me tren për studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe pensionistët.

Megjithëse NQP-Shkup i ktheu sërish biletat e transportit publik falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët gjatë vitit shkollor aktual, përfitimet e tilla për këtë kategori të qytetarëve ende nuk janë aktivizuar për trenat e udhëtarëve. Ishin pikërisht nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët që udhëtuan më së shumti gjatë ditëve të lira dhe i mbushnin trenat para pandemisë.

Hekurudhat e RMV-Transporti presin që me qetësimin e pandemisë kovid-19, transporti falas për studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe pensionistët do të riaktivizohet. Për transportin e udhëtarëve me tren në të gjithë vendin, hekurudha u ofron qytetarëve më shumë se 40 lehtësime të ndryshme për të udhëtuar me tren. Operatori hekurudhor nuk pajtohet që disa nga këto lehtësime janë vjetruar dhe se duhet të ndryshohen dhe rinovohen, as që ka promovim të pamjaftueshëm të këtyre lehtësimeve.

“Për të rritur numrin e udhëtarëve që udhëtojnë me tren, është e nevojshme të futen linja të reja, ndërsa në ato ekzistueset të qarkullojnë më shumë trena gjatë ditës. Me flotën ekzistuese, që e kemi në dispozicion për momentin, kjo nuk është e mundur,” thonë nga Hekurudhat e RMV-Transporti, si përgjigje në pyetjeve se si mund të rritet numri i udhëtarëve në trafikun hekurudhor.

“Meta.mk” tashmë një kohë më të gjatë po shkruan për rënien e interesit të udhëtarëve në trafikun hekurudhor në vend, gjë që është në kundërshtim me situatën aktuale në vendet anëtare të BE-së. Në vitet 1980 të shekullit të kaluar , në nivel viti kanë udhëtuar më shumë se 6 milionë udhëtarë, në periudhën kur vendi ishte i lidhur me dhjetëra trena ndërkombëtarë me vendet e tjera të ish Jugosllavisë, por edhe me Evropën.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, numri i udhëtarëve në Maqedoni kurrë nuk kaloi 2 milionë udhëtarë në vit, por gjatë viteve zakonisht shkonte nga 1 deri në 1.5 milionë udhëtarë. Situata u përkeqësua edhe më tej pas vitit 2015, kur numri i udhëtarëve ra nën 1 milion, megjithëse në funksion lëshuan trenat e rinj kinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button