Vaksina Pfizer ka treguar efikasitet prej 94% në Izrael, ashtu si edhe në provat klinike

Operatori më i madh shëndetësor në Izrael njoftoi se për 94% është ulur infeksioni simptomatik i kovid-19 midis 600,000 njerëzve që morën dy doza të vaksinës Pfizer. “Klalit”, i cili siguron shërbime shëndetësore për më shumë se gjysmën e popullsisë së Izraelit, thotë se i njëjti grup ka 92% më pak të ngjarë të zhvillojë pasqyrë të rëndë klinike të virusit, njofton Portalb.mk.

Krahasimi është me një grup po aq të madh njerëzish me histori të ngjashme mjekësore që nuk e kanë marrë vaksinën.

“Kjo tregon padyshim se vaksina e koronavirusit Pfizer është jashtëzakonisht efektive në botën reale një javë pas dozës së dytë, ashtu siç ishte vërtetuar edhe në provat klinike,” tha Ran Baliser nga “Klalit”.

Ai shtoi se të dhënat tregojnë se vaksina Pfizer, e bërë në bashkëpunim me BioNTech, është edhe më efektive dy javë pas dozës së dytë. Studiuesit në Institutin Weizmann, të cilët përpunuan të dhënat, thonë se rënie drastike e  të hospitalizuarve dhe i të sëmurëve rëndë është vërejtur te personat mbi 55 vjeç, grup që u përfshi në fazën e parë të vaksinimit.

Por, hospitalizimet dhe të sëmurët rëndë janë në rritje te grupi i më të rinjve, të cilët filluan vaksinimin disa javë më vonë.

Izraeli po zbaton vaksinimin masiv dhe të shpejtë dhe të dhënat e tyre ofrojnë mbikëqyrje në efektivitetin e vaksinave dhe do të jetë e mundur të shihet se në cilin moment, vendet mund të fitojnë imunitet kolektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button