RMV, për Ministrinë e Arsimit kompromisi për maturën shtetërore është i pranueshëm

Është e pranueshme zgjidhja e kompromisit për mënyrën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, e cila u pranua nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga atje sigurojnë që modeli i propozuar është në interes të të gjithë të maturantëve, përmes së cilit asnjë prej tyre nuk do të dëmtohet, ndërsa shteti mban standardin e dy provimeve eksterne dhe dy provimeve interne, transmeton Portalb.mk.

Ministria kujton se ky model i dhënies së provimit të maturës shtetërore është aplikuar tashmë në vendin tonë nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2012/2013.

Dje, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme informoi se ka pranuar vendimin për maturën shtetëror, për të cilin u diskutua në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, deputeten Zajkova dhe këshilltarin e kryeministrit, Tasev, dhe i i cili nënkupton që të jepen dy provime eksterne dhe dy interne, gjegjësisht testi i tretë ekstern të organizohet intern.

Ky hap përfshin ndryshime edhe në mënyrën e marrjes së pikëve për maturën shtetërore, kështu që provimet eksterne do të sjellin maksimumi 20 pikë (në vend të 30 aktualëve), ato interne maksimumi 16 (në vend të 6 aktualëve) dhe detyra projektuese do të vazhdojë të ketë më së shumti 4 pikë.

“Zgjidhja mbron interesin e nxënësve, pasi u mundëson maturantëve ambiciozë të regjistrohen në universitete të huaja, ndërsa prania e një numri të madh provimesh interne lehtëson procesin e përgatitjes së provimit. Shpërndarje më e drejtë e pikëve do të thotë që edhe nëse një nxënës rezulton me vlerësim më të dobët në në një provim, ajo notë nuk do të ndikojë ndjeshëm në numrin e pikëve”, thuhej në deklaratën e UNShM-së.

Por, siç thonë nga Unioni ata do t’i dërgojnë edhe tre kushte Qeverisë për pranimin e këtij propozimi. Midis tyre është propozimi për krijimin e një grupi pune midis Qendrës Shtetërore për Provime dhe Unionit, në të cilin do të merrnin pjesë përfaqësues të Unionit (nxënës), mësues të emëruar nga Unioni dhe përfaqësues të QShP-së. Me grupin do të kryesohej nga një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa plani është që grupi të punojë deri në mes të marsit, detyra kryesore e të cilit do të jetë të vendosë se cilat programe mësimore do të shkurtohen për provimet eksterne.

Kushti i dytë parashikon që mësuesit të ndajnë materialet e provimit intern me nxënësit e tyre të paktën 3 javë para ditës së provimit.

Ndërkohë, kushti i tretë është rritja e koeficientit për marrjen e pikëve nëse provimi ekstern është i papërshtatshëm për studimet në të cilat regjistrohet studenti. Modeli aktual jep maksimumi 5 pikë për një provim ekstern të papërshtatshëm. Unioni kërkon që numri i pikëve të rritet në 7, gjë që do të mbronte maturantët që kanë frikë se provimi i duhur ekstern do të kthehet në një provë të brendshme, kështu që ata do të humbnin pikë.

Ndërkohë, përpara se të arrihej ky kompromis, Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme bojkotoi për disa ditë mësimin, ndërsa kërkesat në lidhje me maturën ishin që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button