Covid-19 mund të shkaktojë këtë sëmundje kronike por, mjekët nuk e kuptojnë për çfarë arsye

Duke marrë parasysh faktin se gjithnjë e më shumë njerëz sëmuren, mjekët dhe shkencëtarët kanë më pak të ngjarë të shohin një pasqyrë më të qartë të pasojave afatgjata tek një pacienti, shkruan Panacea.mk.

Duke analizuar pacientët të cilët janë rikuperuar, është e qartë se një sërë simptomash ndodhin gjatë sëmundjes, nga humbja e ndjenjës së nuhatjes deri në depresion. Gjendjet më serioze janë inflamacioni i muskujve të zemrës, dëmtimi akut i veshkave dhe rënia e flokëve. Por shumë pacientë gjithashtu duket se zhvillojnë edhe diabetin, gjendje kjo e cila duhet të kontrollohet gjatë gjithë jetës.

Kjo është sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar – hormon që lejon qelizat të marrin glukozë nga gjaku dhe ta shndërrojnë atë në energji. Prodhimi joadekuat i insulinës ose joefikasiteti i saj shkakton rritje të niveleve të glukozës në gjak (hiperglikeminë) e cila mund të rezultojë në dëmtime afatgjata të organizmit.

Dr. Michael Zilbermint, i cili kujdeset për pacientët me çrregullime metabolike, kohët e fundit tha se numri i pacientëve ishte dyfishuar që nga pandemia.

Ai shtoi se pacientët e rinj nuk kishin probleme të mëparshme me këtë gjendje, ndërsa disa ishin shëruar pasi u trajtuan në spital. Por, të tjerët u diagnostikuan me diabet kur u lëshuan nga kujdesi spitalor.

Një raport i fundit thotë se një 37-vjeçar, më herët i shëndetshëm u shtrua në spital me diabet dhe një vajzë 19-vjeçare në Gjermani u diagnostikua me diabet tip 1 dy muaj pasi u rikuperua nga COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të rinj u rrit në Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos me diagnozë të diabetit të tipit 2, dhe të gjitha rastet kanë të bëjnë me koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë në Kinë, mjekët vunë re rritje të numrit të pacientëve me nivel të lartë të sheqerit në gjak. Mjekët në Itali në mes të pandemisë vunë re të njëjtin fenomen. Sipas statistikave të tyre, 5.8 përqind e pacientëve zhvilluan një formë të diabetit pas infektimit me koronavirusin e ri.

Aktualisht, një meta-analizë e re nga Kanadaja dhe India, si dhe nga Australia me tetë studime që përfshijnë 3,700 pacientë me COVID-19, zbuloi se 14.4 për qind e pacientëve me COVID-19 më vonë zhvilluan diabet.

SHKENCTARËT TREGOJNË SE COVID-19 MUND TË NDIKOJË NË ZHVILLIMIN E NDONJË FORME TË DIABETIT.
Shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë saktësisht se si COVID-19 mund të shkaktojë diabetin dhe nëse gjendja është më pas e përhershme ose kalimtare.

Dr. Francesco Rubino, kirurg në King’s College në Londër, tha se disa nga rastet e diabetit të sapo diagnostikuar tek pacientët nuk përputheshin me profilin e zakonshëm të diabetit të tipit 2, që mund të nënkuptojë se një formë e re e kësaj gjendje ishte shfaqur.

“Ekziston një mundësi që mekanizmi i diabetit nuk është normal dhe mund të jetë një lloj hibridi dhe kjo na shqetëson”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button