fbpx

Hoti: E marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se merr “përgjegjësinë e plotë” për rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Hoti tha se “rezultatet janë tjera me ato që i kemi pritur”, transmeton REL.

“Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi timen në këto zgjedhje”, tha Hoti.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë e treta, me rreth 13 për qind të votave.

Po sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me rreth 48 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës e dyta me rreth 17 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button