Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”

Gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska në seancën e sotme njoftoi se kanë marrë vendim që ta pranojnë propozimin e mbrojtjes për rikonstruim të vendit të ngjarjes, për rastin e therjes me thikë të maturantit Angel Petkovski në ma të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi, raporton Portalb.mk.

“Gjykata e ka pranuar propozimin e mbrojtjes, do të ketë rikonstruim të vendit të ngjarjes. Për kohën se kur do të bëhet rikonstruimi do të njoftoheni plotësisht, për shkak se duhet të merremi vesh me disa institucione”, tha gjykatësja.

Rikonstruimi i ngjarjes është një prej arsyeve pse Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Rikonstruimi është mjet juridik, nëpërmjet të cilës synohet të arrihet deri te gjendja faktike, nëpërmjet simulimit të ngjarjes, në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Pra, palët, në këtë rast, gjykatësit, prokurori, i akuzuari me avokatin e tij, të dëmtuarit me avokatin e tyre, por edhe ekspertë të ndryshëm, dalin në terren dhe bëjnë verifikimin e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë konstatohet se cili version përputhet me gjendjen faktike.

Në këtë rast, mund të stimulohet ngjarja se si ka ndodhur, të matet koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia e tyre.

Sipas literaturës juridike, me rikonstruim mund të kontrollohen rezultatet e marra nga provat tjera, të mënjanohen kontradiktat, të verifikohen gjetjet dhe mendimet e ekspertizave.

Ndryshe, Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 12.02.2021, seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim
  2. 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
  3. 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
  4. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  5. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  6. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  7. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  8. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  9. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  10. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  11. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  12. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  13. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  14. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  15. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  16. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  17. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  18. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  19. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  20. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  21. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  22. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  23. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  24. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  25. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button