Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë ‘pagesën sipas kontributit’

Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë sa i përket përjashtimit nga puna të personelit mjekësor, e poashtu do të fillojë edhe procedura për të konstatuar se a është kundërkushtetuese që mjekët të paguhen sipas kontributit.

– Nuk mund të ndryshohet lartësia e rrogës me ndonjë akt, diçka që është e garantuar me ligj. Madje edhe ndryshimet e marrëveshjes kolektive duhet të bëhen me ndryshim të ligjit – deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button