BlackBerry Z10 rekord në shitje

Me sa duket dalja e modelit të parë në sistemin operativ BlackBerry 10, BlackBerry Z10 ka pasur një fillim të mbarë, posaçërisht në Britaninë e Madhe, treg në të cilin shitjet e telefonit i kanë tejkaluar shifrat e mundshme.

Edhe pse BlackBerry nuk ka publikuar asnjë të dhënë për sasinë e shitjeve për BlackBerry Z10, përfaqësuesi i kompanisë për Britaninë, Stephen Bates ka thënë se “përgjigjja, të cilën e kemi marrë, i ka tejkaluar të gjitha pritjet e partnerëve tanë”.

“Konsumatorët po vendosin të blejnë BlackBerry Z10 në sasi të mëdha”, ka thënë Bates. Gjatë javës së kaluar, BlackBerry Z10 ishte nxjerrë  në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa prezantimi i telefonit do të vazhdojë edhe në Kanada, dhe në vendet tjera evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë dhe të tjerat në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button