Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë bëri thirrje për protestë para MASH për të drejtat e punonjësve arsimor

Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë paralajmëroi protestë në të cilën i thërrasin të gjithë të punësuarit në sektorin për arsim të inkuadrohen në mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të punonjësve arsimor, njofton Portalb.mk.

Protesta është caktuar për 20 shkurt para Ministrisë për arsim dhe Shkencë, me fillim në ora 13.

“Pas më shumë përpjekjeve për dialog social, punëtorët arsimor të cilët jemi në Sindikatën e pavarur për arsim dhe shkencë – SPASh, kemi vendosur revoltën tonë për shkak të qasjes injoruese të organeve kompetente dhe për kërkesat tona që bazohen në dispozitat pozitive ligjore në shtet ta shprehim në formë të protestës sindikale”, thuhet në njoftimin për protestën.

Në vazhdim, kërkesat e Sindikatës së pavarur për arsim dhe shkencë:

KËRKESAT E SPASh NË EMËR TË PUNËTORËVE ARSIMORË JANË SI VIJON:

  1. Respektim të qëndrimit të Lidhjes së mësimdhënësve lidhur me Konceptin e paralajmëruar për reforma në arsimin fillor;
  2. Pagesë të rrogës për punonjësit arsimor në pajtim me Marrëveshjen kolektive;
  3. Pagesë të rrogave në pajtim me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive, më së voni deri më datën 10 të muajit;
  4. Pagesë të shtojcës për page të mësimdhënësve që punojnë me fond të dyfishuar orësh;
  5. Pagesë të regresit të pushimit vjetor nga i cili punonjësit arsimor momentalisht janë të tërhequr;
  6. Transport të organizuar, kartelë mujore për transport publik ose kompensim mujor për shpenzime rrugore për punonjësit arsimor të cilët udhëtojnë në punë në mjedise rurale ose nga një komunë në tjetër;
  7. Transformim të marrëdhënies së punës të punëtorëve arsimor të cilët janë të punësuar pa ndërprerje dy ose më shumë vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button