Zaev nesër pritet të pranojë vaksinat e para anti-kovid nga Vuçiq

Vaksinat e para në Maqedoninë e Veriut pritet të futen nesër në mëngjes përmes pikës kufitare në Tabanoc, si donacion nga Qeveria e Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Nesër në ora 10:00 në pikën kufitare Tabanoc do të arrijë dërgesa e vaksinave nga Republika e Serbisë”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Qeveria sqaroi që vaksinat do të dorëzohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa do të pranohen nga kryeministri Zoran Zaev.

Këto pritet të jenë vaksinat e para anti-kovid që do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, përkundër që autoritetet janë shprehur të gatshëm të fillojnë me procesin e vaksinimit të popullatës, duke hapur edhe ueb-faqe për të aplikuar për vaksinim.

Ndryshe, sjellja e vaksinave si donacion nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Derisa shteti po i pret dozat e para të vaksinave, ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button